Inxhinierët s’lejohen të futen në godinën e shkollës “Emin Duraku” që pësoi dëmtime nga tërmeti ,prindërit në pritje të restaurimit

582
Sigal

Shkolla “Emin Duraku” në kryeqytet, godina e 9 -vjeçares, u mbyll, pasi pësoi dëmtime nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Pak ditë më parë prindërit kundërshtuan vijimin e mësimit në këtë godinë, pasi nuk kishin siguri për fëmijët e tyre. Ndërkohë sot , tre inxhinierë të cilët janë drejtuar për t’u futur brenda në shkollë, nuk janë lejuar nga drejtoresha e shkollës, pasi nuk kishin dokumente.

Ndërkaq, prindërit vazhdojnë të qëndrojnë jashtë dere gjithë paraditen, duke pritur të mësojnë se çfarë do të bëhet me këtë godinë, ku mësojnë fëmijët e tyre.

Debati për shkollën “Emin Duraku” prej ditësh ka qenë në qendër të mediave. Grupet e inspektimit kanë bërë dy akte konstatimi për këtë shkollë dhe një pjesë te saj e kanë shpallur si të pabanueshme.

Dy ditë më parë prindërit kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës, dhe i kanë dërguar një peticion Besa Shahinit.

Kjo e fundit u ka kthyer përgjigje dhe shprehet se një godinë është në formë të mirë dhe e qëndrueshme.