Inxhi. Emin Muliu: Ja si ndërtuam hidrocentralet e Selitës, Ulzës, Shkopetit dhe dy Bistricat

3311
Sigal

Flet Inxhi. Emin Muliu: Nuk mohohet ndihma  e specialistëve sovjetikë dhe atyre kinezë

Përdorimi i energjisë elektrike i dha mundësi njerëzimit për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e nivelit kulturor e arsimor të shoqërisë në përgjithësi. Shqipëria, për arsye të kushteve historike që dihen, filloi ndërtimin e veprave për prodhimin e energjisë elektrike në mesin e shekullit XX ose rreth 60 vjet më vonë se vendet e tjera evropiane. fushën e studimit, projektimit dhe ndërtim- montimit të veprave hidroenergjetike.

 Kush dhe si janë realizuar ndërtimet e hidrocentraleve tona. Kë mund të përmendësh si arkitekt të këtyre hidrocentraleve?

Në këtë shkrim lexuesi do të njihet me realizimin e veprave hidroenergjetike, duke nisur që nga hidrocentrali i Selitës (Tiranë), që u vu në shfrytëzim në nëntor 1951, me fuqi 5000 kw dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike 20 milionë kwh deri në ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të hidrocentralit të Komanit në vitin 1986 me fuqi 600000 kë dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike rreth 2 miliardë kwh. Gjithashtu, u projektuan dhe u ndërtuan rreth 3680 km LTN. 35 kw, 110 kw, 150 kw, 220 kw dhe 400 kw, si dhe nënstacionet përkatëse me fuqi e tensione të ndryshme. Me përjashtim të LTN. 35 kw, nga hidrocentrali i Selitës deri në qendër të Tiranës, me gjatësi rreth 12 km, shtyllat metalike erdhën të gatshme nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1951, pasi nuk ishim në gjendje t’i prodhonim vetë.

Më vonë të gjitha LTN. dhe nënstacionet, si për projektim, ashtu dhe për ndërtim, u realizuan në vend. Në këtë proces dhanë kontribut sektori përkatës e në mënyrë të veçantë inxhi. Leo Çani, inxhi. Leka Hito, inxhi. Eqerem Babameto, inxhi. Thoma Meksi, si dhe këshilltarët sovjetikë Libin dhe Viktor.

Ndërkohë, për ndërtim-montimin e tyre kanë punuar me përkushtim punonjësit e ndërmarrjes së ndërtim- montimit, si dhe Mehmet Ali Shehu, drejtor i ndërmarrjes, inxhi. Ibrahim Seriani, inxhi. Minella Papo Kostandini etj..

Duke ndjekur rrjedhën kronologjike në vite, studimi, projektimi dhe ndërtimi i hidrocentraleve ka ndjekur renditjen si më poshtë:

I pari Hidrocentrali i Selitës, karakteristikat?

Me fuqi 5000 kw dhe me prodhim vjetor 20 milionë kwh. Ndërtimi i tij filloi në vitin 1949 dhe u vu në shfrytëzim më 7 nëntor 1951. Ky hidrocentral kishte dy funksione kryesore: të prodhonte energji elektrike dhe të furnizonte me ujë Tiranën. Projektimi u bë nga Instituti Lengidep i Leningradit, sot San Petersburg. Ndërtimi u krye nga Ndërmarrja Hidroelektro, drejtor i së cilës ishte Rrahman Hanku, kryeinxhinier Kristaq Gliozheni, inxhi. Fori Stasa etj.. Unë kam punuar përgjegjës teknik i kantierit të parë në këtë hidrocentral. Në çdo kohë është punuar me shumë përkushtim nga ana e punonjësve Ndihmë të veçantë dhanë edhe specialistët sovjetikë, si: Gregori Petrenko, Sulivanov, Proçuhan etj., të cilëve u jemi mirënjohës. Pajisjet dhe materialet teknologjike erdhën nga Bashkimi Sovjetik.

 Hidrocentrali i Ulzës

 Me fuqi 25 000 kw dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 120 milionë kwh. Ndërtimi filloi në vitin 1954 dhe u vu në shfrytëzim më 11 janar 1958. Edhe projekti i këtij hidrocentrali u realizua nga Instituti Lengidep i Leningradit. Ndërtimi u realizua nga Ndërmarrja Hidroelektro, drejtor i së cilës ishte Rahman Hanku, kryeinxhinier Hysni Dino, ndërsa unë isha drejtor i ndërtimit të digës. Edhe në këtë hidrocentral dhanë ndihmë me këshillat e tyre Ivan Fumiç, Ivan Stepanoviç Kornejevski etj., të cilëve u jemi mirënjohës. Pajisjet dhe materialet teknologjike erdhën nga Bashkimi Sovjetik.

 Hidrocentrali i Shkopetit mbi lumin Mat

 Me fuqi 24000 kw dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 94 milionë kwh. Ndërtimi i tij filloi pas vënies në shfrytëzim të hidrocentralit të Ulzës në vitin 1958 dhe u vu në shfrytëzim më 10 korrik 1963. Projektet e këtij hidrocentrali u realizuan nga grupi i projektimit e më vonë Drejtoria e Projektimit dhe Zbatimit të Veprave Hidroenergjetike, drejtor i së cilës isha unë (nga 1 janari 1961), kryeinxhinier për projektin, Javer Çobani dhe për zbatimin, Enver Preza. Një kontribut të veçantë ka dhënë inxhinieret e projektimit: Petrit Radovicka, Pandi Çezmaxhi, Egon Gjadri, Ferit Shehu, Stefan Gjini, Iljaz Këllezi, Vlash Daka, Bestar Dokja etj.. Drejtor i Ndërmarrjes së Ndërtimit u emërua Sabri Shini dhe kryeinxhinier Nuri Muço dhe shumë inxhinierë, teknikë e specialistë të talentuar punuan me përkushtim.

 Hidrocentrali i Bistricës 1

Mbi lumin Bistricë në jug të vendit – me fuqi të vendosur prej 22500 kw dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 100 milionë kwh. Ndërtimi i tij filloi në vitin1958; u vu në shfrytëzim në maj 1964.

 Hidrocentrali i Bistricës 2

 Mbi lumin Bistricë – me fuqi 5 000 kw dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 35 milionë kwh; u vu në shfrytëzim në vitin 1966. (Foto 37)

Edhe projektimi i këtyre dy hidrocentraleve u bë nga Drejtoria e Projektimit dhe Zbatimit të Hidrocentraleve, siç i përmendëm më lart. Drejtor i ndërmarrjes për të dy hidrocentralet u emërua Koli Bozo dhe kryeinxhinier Muedin Muço. Kontribut të veçantë dhanë inxhi. Sokrat Kalivopulli, ing. Napolon Qëndro, inxhi. Robert Plumb i, inxhi. Mane Lulaj etj.. Pajisjet e materialet teknologjike u porositën në Çekosllovaki.

Gjatë viteve 1959-1961 u realizuan dy takime në Çekosllovaki për lidhjen e kontratave përkatëse, si dhe u vizituan hidrocentrale të ndërtuara, ndërmjet të cilave dhe hidrocentrali Orlik, krenaria e Çekosllovakisë për atë kohë.

Nga pala çekosllovake dhe veçanërisht nga inxhi. Kubish, Sazima, Hniliçkova dhe specialistët e tjerë çekosllovakë, që morën pjesë në montime, është ofruar bashkëpunim në mënyrë të shkëlqyer. Të gjitha studimet gjeologjike dhe topografike për të pesë hidrocentralet e lartpërmendura u kryen nga Ndërmarrja Gjeologji Gjeodezi me drejtor Anesti Lubonjën, kryetopograf Seit Dyrzi e gjeologë, si: Kostandin Goga, Nuro Dhima, Abdulla Zeqo, Lili Dhima etj..

Albert Z. ZHOLI