Investimi i KE, në janar të vitit 2014 hapet burgu i ri

943
Sigal

Specialistët:Kapaciteti akomodues është 120 persona. Do ketë infrastrukturë dhe kushte bashkëkohore

BERAT- Së shpejti, në Berat do të nisë nga funksionimi një burg i ri, i cili do të ndikojnë në krijimin kushteve më të mira për të dënuarit që do të akomodohen në mjediset e tij. Burime për gazetën “Telegraf” bëjnë të ditur se, punimet për burgun e ri që po ndërtohet në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Dushnik ka disa kohë që kanë filluar dhe punimet pothuaj janë në procesin e mbylljes. Zyrtarisht mësohet se, ky burg do të ketë një kapacitet 120 vende dhe do të vihet në funksion në fillim të vitit 2014.

PROJEKTI

Burimet e mësipërme konfirmojnë se ndërtimi i këtij Institucioni Riedukimi është mundësuar me financim të Komunitetit Europian, në kuadër të disa projekteve që ky institucion ka mbështetur dhe burgjet shqiptare, me qëllim krijimin e kushteve bashkëkohore për të burgosurit dhe të paraburgosurit. Sipas specialistëve, ky burg i ri do të jetë i parametrave europian, me të gjitha kushtet optimal si me si ato të sigurisë së lartë, ambientet argëtuese (palestër, fusha futbolli tenisi, volejbolli) e shumë ambiente të tjera për akomodim e shplodhje të të dënuarve. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky burg do të ketë një kapacitet prej 120 vendesh. Ndërkohë, dhomat do të kenë një hapësirë katër metra gjerësi e 9 metra gjatësi. Njëkohësisht, janë në përfundim dhe mjediset ndihmëse të tij, infrastruktura rrugore, kanalizimet, sistemi i ndriçimit, ai i ujësjellësit, etj…

AFATET DHE FUNKSIONI

Punimet në këtë burg të sigurisë së lartë janë parashikuar të përfundojnë më 25 dhjetor të vitit në vazhdim, ndërsa dyert për të burgosurit do t’i hapë  në muajin janar të vitit 2014. Ai ndodhet 4 kilometër larg qytetit të Beratit. Funksionarë të paraburgimit të Beratit bëjnë të ditur se, në këtë burg që pritet të përurohet së shpejti do të akomodohen të dënuar me vendim të formës së prerë, por dhe të paraburgosur me afate të caktuara. Mësohet se në paraburgimet e rretheve të Qarkut të Beratit, të shoqëruarit nuk do të rrinë më shumë se 72 orë. Aktualisht, mjediset e paraburgimit në institucionet policore, për shkak të kapacitetit të vogël e kushteve jo të mira, vazhdojnë të jetë problematikë. Mendohet se, kontingjent kryesor i të akomoduarëve në burgun e ri të Beratit të jenë të dënuar nga ky qark e rrethe të tjera, kryesisht të jugut të vendit. Shtimii një Institucioni Riedukimi, pritet gjithashtu, të ulë kapacitetet aktuale të burgjeve ekzistuese e të krijohen kushte sa më të mira për vuajtjen e dënimit nga të privuarit me heqje lirie.