Investimet e OSHEE, Çela: 16 mln euro për Juglindjen, brenda 2017 fuqizojmë rrjetin për gjithë rajonin

528
Sigal

Administratori i
kompanisë së Shpërndarjes OSHEE, z.Adrian Çela së bashku me drejtorin e
drejtorisë rajonale OSHEE në Korçë, Artur Qiramixhi inspektuan sot punimet që
po kryhen për rikonstruksionin e linjave të tensionit të ulët e të mesëm të
cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike në
rajonin e Korçës.

Në një prononcim dhënë
gazetarëve, kreu i OSHEE theksoi se vetëm për qytetin e Korçës po zbatohen
projekte me vlerë 1 mln euro, të financuara nga kompania OSHEE.Çela theksoi se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, po bën
realitet premtimin dhënë abonentëve për përkthimin në investime të pagesave të
tyre.
“Në Korcë po përmbyllim investimet që kapin vlerën e 1 mln eurove që përfshijnë
qytetin e Korcës, zonën historike, lagjet 1, 2, 3, 4, zonën industriale.
Gjithashtu, janë në
proces dhe kanë nisur prokurimet për investimet e tjera në zonën industriale në
hyrje të qytetit të Korcës”, tha administratori i OSHEE, për mediat.
Zoti Çela deklaroi para gazetarëve se të tjera investime do të nisin në vitin
2017, një prej të cilave është fuqizimi i n.stacionit të Lozhanit, vlera e të
cilës është 400 mln lekë të reja, me të cilin përfundon dhe cikli i investimeve
në qytetin e Korcës.
“Për herë të parë që nga
viti 1970 do të nisin investimet në qytetin e Maliqit, kemi përfunduar
projektin dhe brenda muajit nis procesi i prokurimi për rrjetin e tensionit të
ulët dhe ABC.
Ndërkaq, brenda 3 mujorit të parë të 2017, do të nisin investimet në rrjetin e
mesëm që kalon në nivelin 20 kv në qyetin e Maliqit.
Në këtë qytet do të hapim dhe një sportel të OSHEE, pasi është e vetmja bashki
në të gjithë vendin që nuk ka shërbim të tillë”, tha kreu i OSHEE.
“Kompania OSHEE, u
shpreh administratori ka parashikuar të investojë për vitin 2017 dhe në qytetin
e Bilishtit si dhe të ndërtojë një nstacion në zonën e Leskovikut”.
Çela tha se në total për rajonin e Korçës, investimet e OSHEE kapin vlerën e 6
mln eurove.
Kreu i OSHEE theksoi se për herë të pare do të investohet dhe në qytetin e
Pogradecit.
Sipas tij, ky projekt do
të financohet pjesërisht me fondet e Bankës Botërore dhe pjesërisht me të
ardhurat e kompanisë, Sipas z.Çela bëhet fjalë për rreth 10 mln dollarë që do
të investohen që në fillim të vitit 2017 në Pogradec.
“I gjithë rrjeti i amortizuar mbi 40 vjecar i Pogradecit do të zëvendësohet me
8 fidera të rinj 20 kv që shkojnë rreth 6 mln dollare dhe 4 mln të tjera do të
shkojnë për ndërtimin e nstacionit i ri për qytetin e Pogradecit që do të
financohet me të ardhurat e kompanisë.
Po përfundojmë investimet në zonat turistike, në Dardhë e Voskopojë, për ti
garantuar bizneseve furnizim sa më normal me energji dhe për ti dhënë inpute të
reja biznesit në këtë rajon”, u shpreh para mediave, kreu i OSHEE