Investime publike jo efektive dhe jo afatgjata

667

 

Sigal

Besim Bileri

Berti Meçaj

 

 Audituesit e KLSH

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka audituar vazhdimisht investimet
publike, duke filluar nga parashikimi i fondit limit, zbatimi i procedurave të
prokurimit, shpallja e fituesit, zbatimi i kontratave dhe në disa raste ka
konstatuar shkelje të rënda. Për përmirsimin e kësaj situate ka rekomanduar
masa zhdëmtim dëmi, masa disiplinore deri në largim nga puna, heqje liçence,
kallzime penale, përmirësime ligjore etj. Qëllimi i auditimeve të KLSH është të
përcaktojë se deri në çfarë shkalle subjekti ka zhvilluar aktivitetin
ekonomiko-financiar në përputhje me kërkesat e kuadrit ligjor në fuqi, duke
evidentuar gabimet dhe anomalitë të cilat përbëjnë devijime nga këto rregulla, dhënien
e rekomandimeve subjektit me qëllim përmirësimin dhe eleminimin e mangësive të
konstatuara. Por duke parë në vazhdimësi qasjen e disa institucioneve publike në
menaxhimin e fondeve, me keqardhje konstatohet se gabime dhe anomali të rënda përsëriten
vit pas viti, duke mos u zbatuar përgjegjshmëria menaxheriale e drejtuesve dhe
menaxherve të tjerë kryesor që janë pjesë e vendimëmërrjes në përdorimin e
fondeve publike. Por a ka ndryshuar gjendja e investimeve publike edhe pas
rekomandimeve të KLSH? A janë funksionale investimet pasi ato përfundojnë së
ndërtuari? A kanë jetëgjatësi? A janë zbatuar kontratat sipas parametrave dhe
standarteve në shërbim të komunitetit? Përkundrazi, investimet publike si infrastruktura
rrugore, rikonstruksionet e ndërtesave, parqeve, shesheve, veprave ujore, rrugëve
etj., janë pak funksionale dhe pak afatgjata, janë ndërtuar me cilësi të dobët,
punime të paguara por të pakryera, duke bërë që fondet publike të mos përdoren
me efektivitet, efiçencë dhe ekonomicitet. Fakt për këtë janë prishjet dhe
dëmtimet para kohe të këtyre objekteve, rindërtimi apo rikonstruksioni para
afatit të garancisë së jetëgjatësisë së tyre etj.

Kush janë përgjegjësit?

Përgjegjësit janë titullarët e Autoritetit Kontraktor të instuticioneve publikenjësitë e prokurimit, komisionet e vlerësimit të
ofertave, komisionet e marrjes në dorëzim, projektuesit, preventivuesit,
supervizorët dhe kolaudatorët e objekteve. Seicili prej tyre ka
pjesën e vet të përgjegjsisë në mos efektivitetin e fondeve publike, por ai që
ka përgjegjësinë më të madhe është titullari i institucionit, i cili nuk
ushtron përgjegjshmërinë menaxheriale, detyrimin për respektimin e parimeve të
menaxhimit të shëndoshë financiar, të ligjishmërisë e të transparencës në
administrimin e fondeve.

Problemet më të
shpeshta të konstatuara në auditimet e KLSH paraqiten në këto drejtime:

– në vendosjen e kushteve dhe kritereve të kualifikimit
nga njësia e prokurimit në mënyrë të tillë
që krijojnë diskriminim dhe trajtim jo të barabartë të operatorëve ekonomik në
procedurat e prokurimit;

– në skualifikimin e operatorëve
ekonomik me
ofertën më të ulët edhe kur këta i plotësojnë kriteret
e vendosura nga komisionet e vlerësimit të ofertave, gjë e cila nuk ka sjellë
kursimin e fondeve;

– në rritjen artificiale të fondit limit nga njësitë e prokurimit dhe
preventivuesit, të cilët hartojnë prentivat në kundërshtim me manualet, duke
rritur volumet dhe çmimet e zërave të punimeve;

– në mos mbikqyrjen periodike të punimeve të
objekteve nga supervizorët, madje dhe nënshkrimin e situacioneve për punime të
pakryera, me cilësi të dobët ose paradhënie, n
ë moszbatim të ligjit nr.
8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”
i ndryshuar etj;

-në kolaudimin formal të objekteve, pa verifikuar gjendjen
dhe funksionimin e tyre, jo

përputhje me projektin, lejen e ndërtimit, standardet, rregullat teknike dhe me
kontratën e nënshkruar, në
moszbatim të ligjit nr. 8402,
datë 10.09.1998 dhe udhëzimit nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe
kolaudimin e punimeve të ndërtimit”;

-në marrjen në dorëzim të objekteve të cilat
paraqesin cilësi dhe defekte të dukshme nga komisionet e instuticioneve, gjë e
cila vjen nga papërgjegjshmëria e tyre;

Me probleme të tilla janë konstatuar disa investime të audituara nga KLSH
për vitin 2012-2016, konkretisht
në objektet: “Sistemim i sheshit të
qytetit Ersekë”,
“Rikualifikimi i qendrës së qytetit Lezhë”, “Rruga Janjar-Ninat-Markat”,
“Ndërtimi i ujësjellësit Markat-Ninat dhe rrjeti i brendshëm Konispol”, Rikonstruksioni i rrugës Hidrovor
Akërrni faza e II Novoselë Vlorë”, Riparime
në segmentin rrugor Progonat-Tepelenë”, “Rikonstruksion i Stadiumit Tomori Berat”,
“Sistemim asfaltim i rrugës Ram Sadria
segmenti kryqëzimi i Dragobisë ish-frigoriferi Bajram Curri” ejt. Titullarët dhe menaxherët kryesor të
institucioneve të pushtetit vendor, duhet të marrin masa të shpejta për
eliminimin e problematikave në fushën e investimeve publike, me qëllim rritjen
e ekonomicitetit, efeçencës dhe efektivitetit, për mirëadministrimin e fondeve
dhe sigurimin e funksionimit afatgjatë të veprave publike, duke vlerësuar edhe më
shumë zbatimin e rekomandimeve të KLSH, për këtë fushë të rëndësishme të
sektorit publik.