INUK vijon prishjen e objekteve pa leje, sot aksioni tek Tirana e Re

487
Sigal

TIRANE – Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka vijuar sot ndërhyrjet në Tiranë, për prishjen e objekteve pa leje, si dhe lirimin e hapësirave publike. Aksioni i sotëm i INUK  është përqëndruar në zonën e Njësisë nr.5 në kryeqytet, përkatësisht nga Pallati me Shigjeta dhe deri tek Vasil Shanto.

Gjatë këtij aksioni, i nisur që në orët e para të mëngjesit, pritet të prishën një sërë ndërtimesh pa leje, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Deri më tani nuk janë raportuar konflikte nga ana e pronarëve.

Prej ditësh INUK vijon aksione në kryeqytet, ku vetëm pak ditë më parë, në zonën e Unazës së Re, u shemb me tritol një ndërtesë 5-katëshe.