INUK vijon aksionet në Tiranë ndërhyrjet sot tek Unaza e Re

517
Sigal

TIRANE – Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar edhe ditën e sotme planin e zbatimit të ndërhyrjeve në Tiranë, për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.
 
Gjatë ditës së sotme aksioni i INUK është përqendruar në zonën e Unazës së Re, dhe konkretisht në segmetin nga rreth rrotullimin e Doganave dhe deri tek zona e Pallatit me Shigjeta.
 
Ndërhyrjet e INUK kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe pritet të vijojnë përgjatë gjithë ditës. Vetë INUK është shprehur se ndërhyrjet në kryeqytet do të vijojnë deri në çlirimin e plotë të hapësirave publike.
 
Prej kohësh, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar zhvillon aksione në kryeqytet, duke bërë të mundur prishjen e një sërë ndërtimesh pa leje, me qëllim lirimin e hapësirave publike.