Intervista e Presidentit Meta për emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në

694
Sigal

Intervista e Presidentit Meta për emisionin “Studio
e Hapur” të Eni Vasilit në “News 24” 

 

Gazetarja
(Eni Vasili):
 Mirëmbrëma! Me mua
sonte është Presidenti i Republikës, Zoti Ilir Meta. Faleminderit që pranuar
ftesën!

Presidenti
Meta: 
Është kënaqësi edhe për
mua!

Gazetarja: Marrëveshja e detit, negociatat midis Shqipërisë dhe
Greqisë janë disa nga pikat e nxehta të intervistës sonë, sepse në fakt është
një debat i madh mes politikës dhe medias vitet e fundit. Kam një pyetje të
menjëhershme, të drejtpërdrejtë: A do ta japë Presidenti plotfuqishmërinë e tij
për grupin negociator për marrëveshjen e detit?

Presidenti
Meta:
 Meqenëse ju që
udhëhiqni emisionin vendosët ta hapni me këtë çështje dhe mua më duket normale
për shkak të vëmendjes që ka marrë kohët e fundit, – ajo që mund t’ju them me
bindje të plotë është që Presidenti do të bëjë gjithçka për të përmbushur të
gjitha detyrimet e tij kushtetuese dhe institucionale për mbarëvajtjen e kësaj
marrëveshjeje që synohet dhe natyrisht edhe të marrëdhënieve me Greqinë.

Gazetarja: A është e vërtetë që ju e ktheni kthyer sërish në Ministrinë e
Punëve të Jashtme për informacion procesin?

Presidenti
Meta: 
Jetojmë në kohën e
“news-eve” dhe të “fake news-ve”. Dhe në këtë drejtim unë theksoj se nuk ka
pasur në asnjë rast kthim apo refuzim për dhënien e një autorizimi të tillë,
por gjithmonë ka pasur dhe do të ketë deri në pikën e plotë dhe përfundimtare
sipas të gjitha standardeve që përcakton vendimi i posaçëm i Gjykatës
Kushtetuese, një procedurë, e cila duhet të jetë nga ana kushtetuese sa më e
saktë. Edhe për një arsye, për të gjithë ata që duan ta dinë dhe nuk kanë kohë
të merren me detaje: është çështja më e debatuar, të paktën në dhjetë vitet e
fundit, për shkak të asaj që ndodhi në vitin 2009, dhe vendimit të Gjykatës
Kushtetuese në vitin 2010 që e rrëzoi atë marrëveshje. Dhe për këtë çështje ky
vendim i Gjykatës Kushtetuese është vetë kushtetutë. Pra në hierarkinë ligjore
prevalon (mbizotëron) mbi çdo ligj dhe çdo akt tjetër. Që do të thotë se do të mjaftonte
qoftë edhe një gabim formal i mosrespektimit të kërkesave dhe detyrimeve
kushtetuese formale që janë disa çështje të rëndësishme në mënyrë që ne si një
grupim të bënte të njëjtën gjë, pra të ankohej në Gjykatën Kushtetuese për ta
shpallur një marrëveshje të re antikushtetuese.

Gazetarja: Unë do t’ju pyes edhe pse ju doni t’i qëndroni kaq strikt këtij
vendimi të Gjykatës Kushtetuese…

Presidenti
Meta
: Jo, kjo është detyra
ime, nuk është se unë dua t’i qëndroj strikt. Vendimi është i qartë dhe është i
detyrueshëm për aq kohë sa ne jemi një shtet i së drejtës ku Kushtetuta dhe
vendimi i Gjykatës Kushtetuese prevalojnë.

Gazetarja: Kam përgatitur një bllok pyetjesh. Por qëndrojmë te ky
informacion që duket se ka dalë në media pak përpara se të futeshim… A është
e vërtetë që ju e keni kthyer sërish  në Ministrinë e Punëve të
Jashtme letrën e informacioneve për të kërkuar informacion rreth takimeve me
Kotsiaz? A keni  kërkuar informacion shtesë?

Presidenti Meta: Për të qenë sa më transparent, duhet të kemi në
konsideratë që unë u detyrova për disa arsye, që u bënë edhe publike, për të
sqaruar qëndrimin e Presidentit dhe Institucionit ndaj kërkesës së parë të
Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme – pa publikuar kërkesën e tyre,
sepse nuk ka asnjë arsye që ta marrim ne këtë iniciativë – ashtu sikurse në
kushte më normale edhe kur do të ekzistonin edhe lajme apo keqinterpretime
lajmesh, kjo nuk kishte pse të bëhej publike, e kemi bërë të qartë çfarë
kërkohet nga Institucioni i Presidentit në mënyrë që të procedohej sipas
vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pas kësaj ka pasur një reflektim nga
Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, i cili përsëri në disa elementë
është vlerësuar i domosdoshëm për t’u plotësuar më tej edhe ky është një proces
që vazhdon.

Gazetarja: Pra keni kërkuar informacione të tjera përveç
informacioneve të para?

Presidenti Meta: Po, patjetër. E theksoj edhe një herë për të
gjithë ata që nuk kuptojnë dhe thonë gjëra të tipit “çfarë është kjo,
Presidenti ka prapë mundësi pasi të bëhet marrëveshja ta bllokojë, të mos e
firmosë, etj”.

Jo vetëm që është detyra ime, sepse nuk ka detyrë
më të rëndësishme se sa të respektoj Kushtetutën, sidomos kur ajo flet qartë se
çfarë duhet të bëjë Presidenti dhe në këtë rast vendimi i Gjykatës Kushtetuese
për herë të parë i ka elaboruar qartë përgjegjësitë e Presidentit sa i takon
traktateve shtetërore. Jo marrëveshjet mes dy qeverive, por traktateve
shtetërore.

Së dyti, duhet të kemi parasysh se edhe një
element formal i këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që është vetëm për këtë
çështje dhe vetëm për çështjen me Greqinë, do të mjaftonte edhe një
mosrespektim nga ana formale kushtetuese e këtyre kërkesave që nesër, edhe
sikur të ishte një përmbajtje shumë e mirë, një grupim të ankohej përsëri në
Gjykatës Kushtetuese dhe kjo të rrëzohej qoftë edhe për shkelje formale apo
procedurale.

Prandaj është detyrë e Presidentit dhe e
Institucionit të Presidentit për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar, që ky
proces të ecë jo vetëm në shina kushtetuese por edhe ana përmbajtësore sa më
sukses, sepse vetëm një proces që përmbyllet me sukses i shërben qëllimeve të
tij dhe forcimit të marrëdhënieve me Greqinë.

Gazetarja: Një ditë më parë ka mbërritur në zyrën tuaj
lista me emrat e 12 negociatorët shqiptarë që do të ulet përballë palës greke.
Një prej tyre Artur Meçollari është akuzuar fort për pastërtinë e figurës së
tij. Berisha e akuzon si spiun. Çfarë do të bëni me emrin e tij?

Presidenti Meta: Lidhur me çështjen e negociatorëve, unë vlerësoj
që integriteti i tyre, njohuritë e tyre, personaliteti i tyre është mjaft i
rëndësishëm. Edhe për një arsye tjetër, pasi Gjykata Kushtetuese kur ka folur
për metodologjinë ka theksuar rëndësinë e ndjekjes së një metodologjie, e cila
bën fjalë për korrektime apo për përshtatje të cilat e rrisin shumë rolin e
negociatorëve në këtë marrëveshje, pra rëndësinë e aftësive të tyre rëndësinë
edhe të integritetit të tyre.

Përsa u takon emrave të tyre, unë nuk kam asnjë
arsye. Shtypi natyrisht mund t’i komentojë, mund të jepen mendime të ndryshme.
Unë si President jam i detyruar të kërkoj informacione sqarime nga
institucionet përkatëse, pra nuk mund të komentoj në bazë të komenteve të
raporteve të ndryshme politike.

Përsa i takon rastit konkret, nuk mund të them se
kam ndonjë informacion përveç atyre qëndrimeve të ndryshme që ju keni lexuar në
media, por elementi më pozitiv për personin konkret është letra që kam lexuar
që z. Meçollari i kishte dërguar ish-Prokurorit të Përgjithshëm, z. Llalla kur
ky i fundit ishte në këtë detyrë, ku ai protestonte për mbylljen e çështjes
penale ndaj ekipit negociator që kishte negociuar për marrëveshjen e viti 2009,
duke dhënë shumë argumente dhe shumë fakte sipas tij, një pjesë e të cilave
ishin vërtetë shumë interesante e që i ngarkonin normalisht me përgjegjësi
negociatorët, me përgjegjësi ligjore, me përgjegjësi penale e që sipas tij
Prokuroria në mënyrë jo të drejtë e kishte mbyllur këtë çështje.

Në këtë aspekt, unë nuk mund bëj gjykatësin nëse
ka të drejtë apo jo, por tregon që ka një ndjeshmëri ka një përgjegjshmëri për
integritetin që këta negociatorë duhet apo do të duhet të kenë gjithmonë kur
përfaqësojnë interesat e shtetit.