Sigal

Një 38-vjeçar nga Fieri, është ekstraduar sot drejt Italisë.

Burime nga komisariati i Kufirit dhe Migracionit, Rinas, sqarojnë se E. Sh., u ekstradua sepse Gjykata e Romës Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Organizata kriminale, bashkëpunim kriminal, trafikim dhe kontrabandë kokaine, pastrim parash”.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 22. 08. 2018, në PKK, Rinas, u ekstradua në dalje nga Z. Q. K. Interpol Tirana, shtetasi në kërkim ndërkombëtar E. Sh., vjeç 38, banues në Fier, pasi Gjykata e Romës Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Organizata kriminale, bashkëpunim kriminal, trafikim dhe kontrabandë kokaine, pastrim parash”. Kodi Penal Italian.