Internet, ndalohet hyrja e fëmijëve të pashoqëruar

555
Sigal

Gjithmonë e më shumë, qendra e internetit kanë brenda tyre pjesën e lojërave online, që praktikohen në grup por edhe kundër personave që mund të ndodhen virtualisht në çdo cep të botës. Fëmijët dhe adoleshentët janë klientët më të besuar të këtyre sipërmarrjeve dhe kontakti i tyre i përditshëm me identitete shpesh herë të rreme vë në dyshim sigurinë e privatësisë së tyre. Ministria e Shëndetësisë ka propozuar të kufizojë aksesin brenda këtyre subjekteve të personave që nuk kanë mbushur ende 14-vjeç, pa shoqërimin e prindërve, ose një figure familjare në moshë madhore. Propozimi tashmë është miratuar nga Qeveria, dhe duhet të shfaqet në mënyrë të dukshme në hyrje të subjektit.