Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, OSHE: Ja zonat që do jenë pa energji në Tiranë

722
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka kërkuar ndërprerjen e energjisë për vënien në zbatim të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
Si pasojë e zbatimit të këtij projekti, OST ka bërë me dije se do të ketë kufizime të energjisë në disa zona në kryeqytet. Mësohet se kufizimet do të nisin nga dita e sotme, deri më 5 gusht të këtij viti.
Reduktimi i afatit të stakimit për linjat e mëposhteme:
• Linja 6 kV (Fideri Nr.147) që del nga N/Stacioni Valias, e cila intersekton linjën 400 kV Tiranë-Podgoricë, në seksionin nga shtylla Nr.17 – 20.
•Linja 6 kV (Fideri Nr.153) që del nga N/Stacioni Valias, e cila intersekton linjën 400 kV Tiranë-Podgoricë, në seksionin nga shtylla Nr.17 – 20.
• Linja 6 kV (Fideri Nr.154) që del nga N/Stacioni Valias, e cila intersekton linjën 400 kV Tiranë-Podgoricë, në seksionin nga shtylla Nr.17 – 20.
• Linja 20 kV (Fideri Nr.14) që del nga N/Stacioni Kashar- N/Stacioni Valias , e cila intersekton linjën 400 kV Tiranë-Podgoricë, në seksionin nga shtylla Nr.17 – 20.
• Linja 35 kV L30-40/2 (N/Stacioni Mezez – N/Stacioni Valias), e cila intersekton linjën 400 kV Tiranë-Podgoricë, në seksionin nga shtylla Nr.17 – 20.
Linjat që do kenë kufizim të energjisë elektrike:
1-Stakim dhe tokzim i Linjës 6kV të Fiderit “Nr.147″ qe del nga N/Stacioni Valias, me date 01.08.2015 dhe nga data 03.08.2015 deri ne dt – 05.08.2015 nga ora 08:00 deri në orën 18:00.
Zona pa energji në Tiranë do jenë: Valias, zona Laknas, pompat e Ujit Laknas.
2-Stakim dhe tokzim i Linjes 6kV te Fiderit “Nr.153″ qe del nga N/Stacioni Valias, me date 01.08.2015 dhe nga data 03.08.2015 deri ne dt – 05.08.2015 nga ora 08:00 deri ne oren 18:00. Zona pa energji rrethi Tiranë-Valias / Zona Valias Qendër.
3-Stakim dhe tokzim i Linjes 6kV te Fiderit “Nr.154″ qe del nga N/Stacioni Valias, me date 01.08.2015 dhe nga data 03.08.2015 deri ne dt – 05.08.2015 nga ora 08:00 deri ne oren 18:00. Zona pa energji rrethi Tiranë-Valias / Zona Valias, Bathore, Fruti-Kultura Kamëz, pjesa Veriore e Kamzës
4-Stakim dhe tokzim i Linjes 20kV te Fiderit “ Nr.14” që del nga N/Stacioni Kashar, me date 01.08.2015 dhe nga data 03.08.2015 deri ne dt- 05.08.2015 nga ora 08:00 deri në orën 18:00. Zona pa energji rrethi Tiranë /Kashar firmat Private: Aster, Dea Print, Fiore Rikambi, Pharma One, Plastika Tirana, SGS&Bindi.
5-Stakim dhe tokzim i Linjes 35kV te L30-40/2 N/st Mezez – N/st Valias, me date 01.08.2015 dhe nga data 03.08.2015 deri ne dt- 05.08.2015 nga ora 08:00 deri në orën 18:00. Pa energji N/st Valias. Zona pa energji rrethi Tirane / Komuna Valias, Berxullë, Bathore, Domje, Laknas, Çekreze, Ura e Tapizez, rrethinat Kamëz, Kamëz Zona Veri-Lindore dhe Jugore.
Sigal