Sigal

Inter është lidhur ngushtë me interesimin për Mesut Ozil, falë ecurisë negative të tij me Arsenal dhe marrëdhënien jo të mirë me trajnerin Emery. Mediat kanë zbuluar se për kartonin e turko-gjermanit “Topçinjtë” kanë kërkuar 25 milionë euro, çka ka stepur zikaltrit.

Por, “La Repubblica” ka zbuluar një prapaskenë tjetër që s’ka të bëjë me fantazistin. Sipas gazetës italiane Inter ka arritur akord verbal me Aaron Ramsey, të cilit i skadon kontratë në fund të këtij sezoni dhe mund ta marrë me parametër zero.

Gjithnjë sipas medias në fjalë agjenti i lojtarit dhe drejtuesit e Inter janë takuar këtë të mërkurë dhe kanë rënë dakord që transferimi të kryhet më 1 korrik të vitit 2019 dhe lojtari do të përfitojë 6-7 milionë euro në sezon, shkruan SP.

Në anën tjetër Luciano Spalletti ka kërkuar investime emergjente që në janar dhe dëshiron ta ketë uellsianin në dispozicion që tani, por për këtë duhet të negociojë me Arsenal. Për Ramsey interesohen shumë klube, ndër to Liverpool, Bayern Munchen, Manchester United, Juventus, Lazio dhe Milan.