Instituti i Studimeve Ndërkombëtare tryezë me dimplomatë e studiues

723
Instituti i Studimeve ndërkombëtare në një tryezë me diplomatë e studiues ka organizuar një formum për Visegrad Group. Mes diplomatëve të huaj ishte e ftuar dhe ambasadorja çeke Bronislava Tomasova. Tomasova mes të tjerave komentoi edhe krizën greke. Ambasadorja tha se vendi duhet të ndjekë rekomandimet e BE-së për të mos rënë pre e krizës greke.
Instituti i Studimeve Ndërkombëtare ka organizuar formunin Visegrad Group -Model për bashkëpunim rajonal me një pjesëmarrje të diplomatëve të huaj, studiues, eskpertë ekonomie.
Albert Rakipi: “Visegrad Group ka qenë një nga nismat më të sukseSshme pas mbarimit të luftës së ftohtë, që ka dhënë rezultatet konkrete në përgatitjen e këtyre vendeve të Europës Qëndrore për të qenë anëtare të BE”.
Ambasadorja çeke, Bronislava Tomasova, rekomandoi për vendin që të ndiqen rekomandimet e BE-së për të mos rënë pre e krizës greke.
Bronislava Tomasova: “Ajo që është thelbësore për Greqinë është marrja e masave për të dalë nga kriza. Përsa i përket Shqipërisë, duhet të zbatojë rekomandimet e BE-së për një administratë me efiçente dhe luftë korrupsionit për të mos rënë pre e krizës greke”.
Presidencën e rradhës së Visegrad Group e merr Çekia dhe Shqipëria si vendet të tjera të Ballkanit mund të aplikojë për marrje fondesh.
Sigal