Instituti i sigurimeve, në shkelje të plotë ligjore për pensionet e ushtarakëve

1397
Nga Av. DELI HABILAJ 

Kalvari i persekucionit të pensioneve të ushtarakëve në rezervë/lirim nuk ka mbaruar. Për një periudhë 25 vjeҫare ushtarakët në rezervë/lirim janë përndjekur ekonomikisht si asnjë shtresë tjetër në një shoqëri demokratike dhe me mënyra antiligjore, të stisura nga vetë organet e sigurimeve shoqërore. Megjithëse të detyruara për të zbatuar dispozitat ligjore në fuqi, për pensionet e parakohshme të ushtarakëve në rezervë/lirim, Sigurimet shoqërore në Shqipëri kanë proceduar më shumë se paligjshmërisht, pasi me fillimin e daljes së ligjit Nr. 7496 dt. 3.07.1991, “Për statusin e ushtarakut”, që u jepte të drejtë ushtarakëve në rezervë/lirim për trajtim ekonomik, kjo shtresë mbeti padrejtësisht pa trajtim ekonomik për rreth 8 vjet. Në vitin 1996, doli ligji Nr. 8087 dt.13.3.1996, “Për sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakëve”, i cili mbeti pa zbatim, për shkakun e parashikimit në këtë ligj të kushteve absurd të fitimit të pensionit të parakohshëm, për vjetërsi shërbimi, ku kërkohej mosha e madhe, mbi 50 vjeҫ deri në 59 vjeҫ dhe vjetërsia në punë mbi 25 vjet deri në 32 vjet. Për të fituar këtë pension dhe paga referuese ishte parashikuar si pagë neto për funksion, ndërkohë që ushtarakët, në këto kushte fitonin pensionin e plotë të pleqërisë. Natyrshëm, që ky ligj, nuk u zbatua deri më datën 1.01.1999. Ligji historik (histerik) Nr. 8087 dt. 13.03.1996, u ndryshua me ligjin Nr. 8521 dt. 30.7.1999, sipas të cilit e drejta e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, fillonte më dt. 1 janar të vitit 1999, në kushtet e nenit 11 germa “a,b”, sipas të cilit masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, do të ishte 50% të pagës referuese bruto dhe kufizohej vetëm për rritje 2% mbi shtesën, germa “b”, kusht që nuk u zbatua asnjëherë nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë, por mbeti e rënduar në buxhetin e ushtarakëve në rezervë/lirim pothuajse gjithë periudhën deri më 30.06.2009, kur ndryshoi tërësisht mënyra e rillogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kohë kur Sigurimet Shoqërore vrapuan për ta zbatuar e për të shndërruar në debitorë masën më të madhe të ushtarakëve në rezervë/lirim. Me ligjin Nr. 9210 dt. 23.03.2004, “Për statusin e ushtarakëve”, në nenin 35/1,a.b, u përcaktua rregulli i përfitimit të pensionit të parakohshëm në masën 50% për 15 vjet dhe me shtesë 2% për ҫdo vit mbi këtë vjetërsi, dhe në nenin 49, u hoq kufizimi i masës së pensionit dhe pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi, do të shkonte në raport me pagën referuese të funksionit, gradës dhe vjetërsisë së shërbimit, por përsëri Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nuk i zbatoi këto kërkesa ligjore, por vazhdoi me kushtet e kufizimit të këtij pensioni, duke keqinterpretuar dhe zbatuar nenin 11 germa “b” të ligjit Nr. 8087 dt. 13.3.1996, duke kufizuar masën që i takon të pensionit të parakohshëm, në masën e një pensioni maksimal në shkallë vendi. Këtë praktikë antiligjore, që ndoqi Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nuk e ndëshkoi askush në rrugë institucionale; as pushteti legjislativ, as pushteti ekzekutiv; ushtarakët në rezervë/lirim mbetën të nëpërkëmbur, si shtresë e papërfillshme dhe pa vlera kombëtare. Privimi nga e drejta kushtetuese është vepër penale dhe ndëshkohet ligjërisht, por nuk ndodhi një akt i tillë, përkundrazi, kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin antikushtetues Nr. 3 dt 24.11.2016 i dhanë Institutit të Sigurimeve Shoqërore më shumë kurajo dhe në mënyrë të menjëhershme filloi radha e persekucionit në Gjykatën e Apelit Administrativ, duke kthyer përsëri ushtarakët në rezervë/lirim në debitorë edhe ata persona në gjyq fitues. Me datë 17 prill 2017 në Gazetën Panorama, u botua Relacioni i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i përgatitur nga ana e tyre, për rastet kur nuk duhet të përfitohet pension suplementar, referuar projekt vendimit të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në VKM Nr. 77 dt. 28.1.2015, për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore e shëndetësore”. Ky projekt vendim, është quajtur i “qejfllëkut” të mëparshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në lidhje me trajtimin e ushtarakëve pensionist dhe të kategorive të tjera, të cilët përfitojnë pension suplementar pleqërie, që shfaqet sa herë që shtrembërimet e ligjit nga ana e këtij instituti gjejnë mbështetje antikushtetuese nga organizma, aktet e të cilave janë cenuar vazhdimisht nëpër vite. Në këtë projekt vendim të ashtuquajtur “të Këshillit të Ministrave” hartuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, citohet se: “Përjashtohen nga pagesa e kontributeve të detyrueshme të sigurimit shoqëror e shëndetësor, pensionistët e punësuar e të vetëpunësuar në sektorin privat…”, që do të kuptohet se kjo kategori nuk detyrohet të paguajë kontribute shoqërore e shëndetësore, por citohet në relacionin e projekt vendimit: “Pensionistët, të cilët krahas pensionit të pleqërisë nga sigurimi shoqëror i detyrueshëm, u ka lindur e drejta e pensionit suplementar, nuk kanë të drejtë të marrin këtë pension (pensionin suplementar) për sa kohë që ushtrojnë veprimtari private, si të punësuar apo të vetëpunësuar”. Për shumë vite, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ka marrë prej pensionistëve, përfshi edhe ushtarakët, kontributet shoqërore, kur këta kanë qenë në pension pleqërie dhe të punësuar apo të vetëpunësuar, por nuk kanë krijuar asnjë alternativë ligjore për: a) vitet shtesë, mbi moshën e pensionit, të shtojnë 4% në vit, apo 5%; b) të sigurojnë pagesën për periudhën e paaftësisë së përkohshme në punë. Pra, nuk kanë afruar asnjë mbështetje kushtetuese për kontributet që kanë derdhur. Duke vjelë kontributet e sigurimeve shoqërore, nga kjo shtresë, Institutit të Sigurimeve Shoqërore i ka ardhur mirë, për të shtuar buxhetin e tyre dhe për të mohuar të drejtat ligjore që burojnë nga nga ligji Nr. 7703 dt. 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore”, me ndryshimet: “Në kategorinë e pensionistëve që përfitojnë pension suplementar të pleqërisë, përfshi ish-president, ish- kryeministra, ish-drejtues të lartë të Kuvendit Popullor, ish-drejtues e punonjës të prokurorive e të gjykatave, etj, të cilët janë të mbrojtur me ligj të veçantë, Nr. 8097 dt. 21.3.1996, ndryshuar me ligjin 9061 dt. 8.5.2003, e ndryshime të tjera, në bazë të ligjit Nr. 8087 dt. 13.3.1996, ndryshuar në ligjin Nr. 8521 dt. 30.7.1999, neni 12; me ligjin Nr. 9418 dt. 20.5.2005, neni 16; me ligjin Nr. 10142 dt. 15.5. 2009, neni 15, 16, “Për sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakëve”. Në kuptim juridik, ligjet për pensionet suplementare të pleqërisë, nuk mund të ndryshohen me VKM, siҫ pretendon Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Nga ana tjetër, fondet për kategoritë e e pensioneve suplementare të pleqërisë, financohen nga buxheti i shtetit dhe nuk janë pjesë e kontributeve të derdhura nga sigurimet shoqërore. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ka dalë për të “vjelë budallenj” edhe për faktin se nga krahasimi i shifrave, shuma që mund të paguajë kontribute një pensionist i punësuar apo i vetëpunësuar, është në masën 7.150 lekë në muaj dhe duhet të privohet nga një pension suplementar në masën 13.014 minimalisht. Pra, pensionistët duhet të lënë pensionin suplementar, sipas ISSH, 2-fishin e shumës që mund të linin duke derdhur kontribute shoqërore. Bukur! Këto qëndrime “karshillëku” ndaj ligjeve në fuqi, i ngjajnë zogut të qyqes, i cili rritet në folenë e shpendëve të tjera, dhe pasi ka hedhur jashtë folesë zogjtë e shpendit, rritet e fillon të këndojë në degë të lisit t’thatë, si triumfator”. Në emër të pensionistëve ushtarakë dhe të pensionistëve të tjerë, që cenohet nga ky projekt vendim, denoncojmë ashpër këtë përpjekje antiligjore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe i kërkojmë Këshillit të Ministrave, që të kundërshtojë me akt ligjor këtë qëndrim denigrues, sipas të cilit kërkohet ndërprerja e pensioneve suplementare të pleqërisë, duke ruajtur të pacenuar të drejtat e fituara, të rregulluara me ligjet në fuqi.

(nënvizim 2)
“Me ligjin Nr. 9210 dt. 23.03.2004, “Për statusin e ushtarakëve”, në nenin 35/1,a.b, u përcaktua rregulli i përfitimit të pensionit të parakohshëm në masën 50% për 15 vjet dhe me shtesë 2% për çdo vit mbi këtë vjetërsi, dhe në nenin 49, u hoq kufizimi i masës së pensionit dhe pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi, do të shkonte në raport me pagën referuese të funksionit, gradës dhe vjetërsisë së shërbimit, por përsëri Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nuk i zbatoi këto kërkesa ligjore, por vazhdoi me kushtet e kufizimit të këtij pensioni, duke keqinterpretuar dhe zbatuar nenin 11 germa “b” të ligjit Nr. 8087 dt. 13.3.1996, duke kufizuar masën takonjëse të pensionit të parakohshëm, në masën e një pensioni maksimal në shkallë vendi. Këtë praktikë antiligjore, që ndoqi Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nuk e ndëshkoi askush në rrugë institucionale; as pushteti legjislativ, as pushteti ekzekutiv; ushtarakët në rezervë/lirim mbetën të nëpërkëmbur, si shtresë e papërfillshme dhe pa vlera kombëtare”.

(nënvizim 3)
“Në kuptim juridik, ligjet për pensionet suplementare të pleqërisë, nuk mund të ndryshohen me VKM, siç pretendon Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Nga ana tjetër, fondet për kategoritë e e pensioneve suplementare të pleqërisë, financohen nga buxheti i shtetit dhe nuk janë pjesë e kontributeve të derdhura nga sigurimet shoqërore. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ka dalë për të “vjelë budallenj” edhe për faktin se nga krahasimi i shifrave, shuma që mund të paguajë kontribute një pensionist i punësuar apo i vetëpunësuar, është në masën 7.150 lekë në muaj dhe duhet të privohet nga një pension suplementar në masën 13.014 minimalisht. Pra, pensionistët duhet të lënë pensionin suplementar, sipas ISSH, 2-fishin e shumës që mund të linin duke derdhur kontribute shoqërore. Bukur! Këto qëndrime “karshillëku” ndaj ligjeve në fuqi, i ngjajnë zogut të qyqes, i cili rritet në folenë e shpendëve të tjera, dhe pasi ka hedhur jashtë folesë zogjtë e shpendit, rritet e fillon të këndojë në degë të lisit t’thatë, si triumfator”. 

(nënvizim 4)
“Në emër të pensionistëve ushtarakë dhe të pensionistëve të tjerë, që cenohet nga ky projekt vendim, denoncojmë ashpër këtë përpjekje antiligjore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe i kërkojmë Këshillit të Ministrave, që të kundërshtojë me akt ligjor këtë qëndrim denigrues, sipas të cilit këkohet ndërprerja e pensioneve suplementare të pleqërisë, duke ruajtur të pacenuar të drejtat e fituara, të rregulluara me ligjet në fuqi”
Sigal