Sigal

Duke iu përgjigjur vullnetarisht nismës së Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, të ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”, nëpunësit e administratës së Institucionit dhe anëtarët e Kabinetit, zhvilluan sot seancën e radhës, duke dhuruar gjak në shenjë solidariteti njerëzor.

Në këtë seancë dhurimi gjaku morën pjesë edhe shumë qytetarë, të cilët me vullnetarizëm iu bashkuan thirrjes për të mbështetur këtë kauzë humane.

Presidenti Meta ka bërë të ditur se fushata e ndërgjegjësimit për këtë kauzë nuk do të ndalet por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik.