INSTAT zbardh “dosjen e zezë” të varfërisë së shqiptarëve, 30% më të varfër se popujt e Botës së Tretë në vitin 1980

108
Dritan BORSHI

Pagat 3 herë më vogla se në Bosnjë, fuqia blerëse 3 herë më e ulët se në Somali, çmimet 5 herë më të larta se në Gjermani
Global Finance, që mat nivelin e varfërisë në mbi 180 vende të botës e rendit Shqipërinë në vendin e 95 në rang botëror, duke përdorur si njësi matëse paritetin e fuqisë blerëse (PPP). Mali i Zi renditet në vendin e 75-të, Maqedonia ne vendin e 84-të, Serbia në vendin e 89-të dhe Kroacia në vendin e 60-të
Shqipëria renditet në krye të vendeve më të varfra të rajonit (Bosnja e dyta). Ndërsa në krahasim me vendet e BE, nuk ka standard matjeje, mbasi nuk ka asnjë vend në këtë nivel pagash e pensionesh, fuqi të ulët blerëse, nivel të ulët shpenzimesh ushqimore dhe çmimesh të larta në shërbime, mallra e produkte
Janë dy lajme që tregojnë se në çfarë mjerimi jetojnë shqiptarët dhe se me çfarë marifetesh asociale tallet qeveria. 
1. Dy ditë më parë, kryeministri firmosi vendimin për indeksimin me 3%, të pensioneve për 16 kategori pensionesh pleqërie, invaliditeti, trajtesash financiare shpërblyese e deri tek pensionet sociale të invalidëve. 
2. Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), ka publikuar një shifër, me të cilën ka bërë një krahasim midis nivelit të çmimeve në vendin tonë dhe nivelit të çmimeve në vendet e Bashkimit Evropian. Nga ku vërejmë se niveli i çmimeve për janarin në vendin tonë është rritur 2 herë më shumë sesa përqindja e rritjes në vendet e Bashkimit Evropian. INSTAT ka publikuar Indeksin Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), i cili bën matjen e ndryshimit të çmimeve për familjet shqiptare dhe të huajve në tregjet e pakicës. 
Indeksi i çmimeve, 3 herë më i lartë se në Belgjikë, niveli i pagës minimale 13 herë më i ulët
Ky indeks, rezulton 4% për Shqipërinë, pra është niveli më i lartë në Evropë (sipas INSTAT). Nëse do të krahasojmë shifrat e ndryshimit të këtyre indekseve midis Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, Shqipëria e ka më shumë se dyfishi i kësaj vlere. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2017 është 4,0 %”, shkruan INSTAT, ndërkohë që vlera mesatare e rritjes në vendet e BE-së është 1.8%. Shqipëria ndiqet nga Belgjika, Spanja dhe Lituania, që e kanë respektivisht 3.1%, dhe 2.8%. INSTAT deklaroi në postimin e tyre se, ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije alkoolike” me 8,5 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,8%, “Transport” me 2,7 % etj. Muajin e parë të këtij viti, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 2,5%. Sipas INSTAT ky ndryshim vjen kryesisht nga rritja e çmimeve të frutave dhe zarzavateve, gazit të lëngshëm për makina. Sipas kësaj pasqyre llogaritjeje e krahasuese, Shqipëria renditet në krye të vendeve më të varfra të rajonit (Bosnja e dyta). Ndërsa në krahasim me vendet e BE, nuk ka standard matjeje, mbasi nuk ka asnjë vend në këtë nivel pagash e pensionesh, fuqi të ulët blerëse, nivel të ulët shpenzimesh ushqimore dhe çmimesh të larta në shërbime, mallra e produkte. Global Finance, që mat nivelin e varfërisë në mbi 180 vende të botës e rendit Shqipërinë në vendin e 95 në rang botëror, duke përdorur si njësi matëse paritetin e fuqisë blerëse (PPP). Mali i Zi renditet në vendin e 75, Maqedonia ne vendin e 84, Serbia në vendin e 89 dhe Kroacia në vendin e 60.

Krahasim me çmimet, pagat, pensionet e vendeve të BE
Demagogjia e kreut të qeverisë me varfërinë e shqiptarëve, nuk po ndalet, duke deklaruar se ka rritje të mirëqenies! Përballë realitetit, që mbi 50% e popullsisë nuk mbush dot barkun me bukë e nuk blen dot “një pikë” qumësht për fëmijët, kryeministri del e flet gjepura, sikur populli bën “jetë luksi! Përballë faktit, që 120 mijë familje shqiptare jetojnë me 24 USD, deri në 50 USD në muaj, kryeministri i sarajeve sa një “manastir”, thotë se shqiptarët po kapin nivelet e jetesës së vendeve të BE! Që shqiptarët të jetojnë me mirëqenie që po shkon në nivelet e vendeve të BE, duhet që pagat dhe ndihmat ekonomike të papunësisë, t’i kenë sa këto vende e jo sa 10% e tyre. Duhet që pensionet të jenë edhe 10-13 herë më larta se pensionet lëmoshë që kanë aktualisht. Duhet që papunësia të mos jetë sa 33% e numrit të popullsisë dhe sa 71% e forcës aktive për punë. Sepse, që shqiptarët të jetojnë me mirëqenie si 4 vendet e para të botës, duhet që 20-30% të të ardhurave të mos i përdorin si bakshishe për xhepat e pushtetarëve, si pagesa për të zgjidhur hallet që kanë. Duhet që çmimet e energjisë, telefonisë, transportit, ilaçeve, spitaleve, arsimit, ujit e ushqimeve dhe të …varrimit, të mos jenë 7-8 herë më të larta se në ato vende. Duhet që shqiptarët të mos i kenë pagat, pensionet dhe ndihmën ekonomike 2-3 herë më të ulëta se në Somali e Ugandë.
EUROSTAT: Ja fuqia blerëse në 7 vende të BE-së dhe rajonit, krahasuar me Shqipërinë dhe mesataren e BE
Për të treguar fuqinë blerëse reale të shqiptarëve, po paraqesim një tabelë të publikuar nga Agjencia e Statistikave të BE (EURO-STAT)
1. Luksemburgu e ka fuqinë blerëse 298 pikë ose 199 pikë më lartë se mesatarja e BE
2. Gjermania e ka fuqinë blerëse 281 pikë ose 181 pikë më të lartë mesatarja e BE 
3. Holanda, ka fuqinë blerëse 134 pikë ose 34 pikë më të lartë se mesatarja e BE 
4. Danimarka, ka fuqinë blerëse 125 pikë ose 25 pikë më të lartë mesatarja e BE
5. Greqia e ka fuqinë blerëse 98 pikë ose 2 pikë më të ulët se mesatarja e BE 
6. Kroacia e ka fuqinë blerëse 71 pikë ose 29 pikë më të ulët se mesatarja e BE 
7. Shqipëria e ka fuqinë blerëse 12 pikë ose 88 pikë më të ulët se mesatarja e BE dhe 4 herë më të ulët se Bosnja.