INSTAT: Eksportet me jashtë, 6.5 përqind më shumë në Gusht

700
Sigal

Gazeta Telegraf/


Sipas INSTAT, eksportet me jashtë për muajin korrik
kapën vlerën e 16 miliardë lekëve, ose 6.5 përqind më shumë se e njëjta
periudhë e një viti me parë. Krahasuar me korrikun rritja është edhe më e
madhe. Ajo shkon në 27.1 përqind më shumë.

Nga të dhënat e INSTAT, eksportet më të mëdha janë nga
industria tekstile si dhe nga prodhimet bujqësore, që kanë sezonin e tyre në
këtë periudhë.

 

Gushti ishte muaji i parë që rezultoi me rritje për
eksportet, pas 4 muajve me radhë rënie. Në korrik eksportet kapën një vlerë
prej 22 miliardë lekësh, në qershor 23 miliardë, maj dhe prill 21 miliardë.

Rritje në krahasim me gushtin e një viti më parë kanë patur
edhe importet. Sipas INSTAT, në gusht vlera e tyre kapi 46 miliardë lekë, ose
14.3 përqind më shumë se gushti i 2015. Por e krahasuar me korrikun e këtij
viti, kjo shifër është ulur me 8.4 përqind sipas INSTAT.

Defiçiti tregtar për muajin gusht është ndalur në 29
miliardë lekë, ose 19 përqind më shumë krahasuar me gushtin e një viti me parë
dhe 6.9 përqind më shumë se korriku i këtij viti.