Inspektoriati: Mos blini bombola në vende të palicencuara

1013
Duke u nisur nga shpërthimi që ndodhi ditën e dielë në zonën “Don Bosko”, ku si pajoë e plasjes së një bombole gazi mbeten te lënduar më shumë se 20 persona, Inspektoriati Qendror Teknik nisi hetimet për zbuluar shkaqet e vërteta të shpërthimit. Në lidhje me situatën në vend, duke pasur parasysh dhe ndodhinë e ditës së dielë, ka reaguar Drejtoresha e këtij inspektoriati Ejana Xhixha, e cila ka theksuar se edhe pse përmirësimet që janë bërë në treg kanë qenë të dukshme, thekson se në treg ka ende bombola gazi, të cilat kanë ardhur nga vende të tjera si të dala jashtë përdorimit, por aktualisht përdoren në mënyrë masive nga konsumatorët tanë. Drejtoresha e këtij inspektoriati ka theksuar dhe problemin në lidhje me furnizimin e tregut të brendshëm me bombola gazi të importuara nga vendet, cilësia e të cilave është vertet e dobët. Sot ka edhe subjekte, të cilat janë përtej fushëveprimit të tyre për të cilat janë licencuar, apo që janë në kushte edhe totalisht arbitrare të ushtrimit të aktivitetit, që kryejnë tregtimin e bombolave të gazit ka thënë drejtoresha Ejana Xhixha në lidhje me këtë situatë në vend. Në lidhje me kontrollin që ushtrohet në këtë pikë, zonja Xhixha sqaron se me ndryshimet e bëra në ligj, të kontrollueshme janë vetëm subjektet “Sh. a.” Të cilat kanë si detyrë të bëjnë, jo vetëm kolaudimin e bombolave të gazit që tregtojnë, por edhe të vendosin etiketa me informacion të detajuar në lidhje me këto bombola gazi. 

Në lidhje me pjesën e tregut të këtyre bombolave që tregëtohe në mënyrë të pakontrollueshme, zonja Xhixha kërkon bashkëpunim ndërinstitucional, pasi shumë prej bombolave mbushen jashtë kushteve, në bodrume apo pika karburanti, nga persona të palicencuar për këtë qëllim, duke çuar dhe në krijimin e situatave si ajo e ditës së dielë në zonën “Don Bosko”, theksoi Xhixha. Ajo thekson se mënyrën e vetme për parandalim që ky inspektoriat ka në dorë është gjoba, apo aktin e bllokimit si masë të ndërmjetme por jo përfundimtare. Ndërsa Drejtoria e Tatimeve, në ligjin përfshin masa të tjera, të parashikuara për subjektet që janë të pafiskalizuara dhe pa licencë apo NIPT, që do të thotë se ata kanë konfiskimin si masë të parë. Në lidhje me evidentimin e këtyre subjekteve që qarkullojnë në treg të zi një është zjarrfikësja, e cila sipas xonjës Xhixha është një partner shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtyre situatave. Ajo shprehet se është aafruar frymë për bashkëpunim në këtë pjesë nga të gjitha këto institucione, por që ende është në fazë diskutimi për të përfshirë tashmë edhe Inspektoriatin e Punës në këtë grup të përbashkët, sepse kultura e përdorimit të pajisjeve dhe gazit në vetvete, qoftë nga konsumatorët edhe nga bizneset, lë pafundësisht për të dëshiruar ak theksuar kreu i IQT-së, Ejana Xhixha në lidhje me këtë situatë, e cila është një problematikë e vërtetë në vend, për të cilën duhet të merren masa të menjëhershme. 
Sigal