Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Fier, prish objektin e fundit

558
Një objekt i bllokuar me vendim gjyqësori, pengon nisjen nga zbatimi të punës për ndërtimin e parkut qëndror të qytetit të Fierit. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Fier, pasi ka prishur 50 godina në zonën pranë ish-fabrikës së miellit, që preket nga projekti thotë se tashmë pritet vendimi gjyqësor për prishjen e godinës së fundit që dikur ka funksionuar si autoshkollë.

Hadër Cako: Ky është objekti i parafundit përveç një objekti që është i bllokuar me vendim të gjyqësorit.Ne nuk kemi lënë asnjë objekt që të jetë në kundërshtim me vendimin e Këshillit bashkiak. Pothuajse të gjitha objektet janë evidentuar, janë prishur. Parku Qëndror i qytetit të fierit, ndërtimi i të cilit pritet të nisë brenda janarit 2016, është financim 4 miliardë lekë të vjetra i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.
Sigal