Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari paralajmëron firmat ushqimore: Do të shkatërroheni, nëse vazhdoni të futni helme me ushqimet

562
Sigal

Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari dhe Kryeinspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim ku u prezantua Rregullorja e re për inspektorët e AKU-së, e cila do të bëjë të mundur futjen në një procedurë që çdo akt i çdo trupe inspektimi të mos ketë mundësi të kontestohet aty ku ai bëhet i drejtë dhe i ndershëm. Në këtë mënyrë pretendohet, se inspektorët do të kenë më tepër lehtësi, si edhe synohet zhdukja e çdo parregullsie apo korrupsioni gjatë inspektimeve. Inspektori i përgjithshëm z. Hajdari theksoi se “Inspektimet me analizë bazohen në metodologjinë e analizës së riskut, me dokumente standarde, me check lista, me tableta ku gjetjet nënshkruhen në kohë reale elektronikisht pranë biznesit, me filmim të procesit të inspektimit. AKU ashtu si edhe inspektorate të tjera kanë kaluar nga inspektimet me laptop dhe me printer, të cilat kanë qenë një barrë e madhe për inspektorët. Kurse tani operohet me sistemin e inspektimit me tableta. Trupat e inspektimit duhet të jenë totalisht të pavarura për të zbatuar ligjin në vendimmarrjen e tyre. Unë kam nxjerrë një urdhër që trupa e Inspektoratit Qendror në çdo ankim që do të kenë Inspektoratet Shtetërore në gjykatë, të mbështesë juristët e çdo inspektorati për mbrojtjen e vendimit të marrë”.