Inovacioni, tashmë fotografim ajrorë, për pronat, legalizimet dhe rregullimin e territorit

525
Ministria e Inovacionit ka nisur fazën e dytë të projektit të fotografimit ajror të territorit, i cili do ti vijë në ndihmë planeve rregullese ne vend dhe proçesit te legalizimit dhe reformës se pronesise. Ky projekt kushtuar rreh 290 mln lekë të reja dhe do te realizohet me pajisje te teknologjise se larte 3D.
Fotografimi ajror i territorit që do të krijojë të dhëna ne shebrim te hartimit te planeve rregulluese kombetare te territorit ka hyrë ne fazën e dytë.
Në nje dalje per mediat ne aeroportin nderkombater te Rinasit prane avionit qe eshte pajisur me mjetet e posaçme teknoligjike per te kryer fotografimin, Ministrja e Inovacionit e vleresoi keshtu kete proçes.
Milena Harito: “Kemi të dhëna të sakta mbi godinat psh, pyjet, lartësinë e tyre dhe kjo është një mënyrë për të pasur mundësinë të zgjidhim dhe çështjen e ndërtimeve pa leje, është 290 milion lekë, të reja sigurisht”.
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, tha se ky projekt do t’i shërbejë disa institucioneve të rëndësishme në vend, përgjegjëse për legalizimin dhe pronësinë.
Milena Harito: “ Ky fotografim do ti shërbejë në radhë të parë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përveç kësaj sigurisht do ti shërbejë agjencisë së legalizimive për të gjithë çështjen e legalizimeve për të pasur të dhëna të sakta mbi godinat që legalizohen, do ti shërbejë agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave që është një ndër problemet e tjera që has shteti shqiptar”.
Fotografimi ajror i territorit do të bëhet i mundur në sajë të dy pajisjeve të reja teknologjike me pamje 3D dhe krejt projekti mendohet te perfundoje në vjeshtë të këtij viti.
Sigal