Iniciativa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

285
Takimi i djeshëm i organizuar në Kryesinë e Kuvendit, është një iniciativë e parë në Shqipëri për një dialog gjithpërfshirës në lidhje me konsolodimin e një hapësirë sociale dhe politike më të garantuar për mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Mbrojtësi i të drejtave të njeriut mund të jetë çdo qytetar, i cili ka kurajën dhe ndërmerr aksione konkrete në mbrojtje apo promovimin e të drejtave të njeriut. Por pikërisht për shkak të kësaj veprimtarie ata gjenden jo rrallë të rrezikuar në shëndetin dhe jetën e tyre. Ata shpesh gjendet nën presione apo shantazhe, kërcënime por bëhen jo rrallë edhe viktima të dhunës fizike apo psiqike. Pas 20 vitesh negociatash më së fundi Asambleja e përgjithshme e OKB vendosi të njohë dhe vlerësojë rolin dhe guximin e këtyre qytetarëve, mbrojtes të të drejtave të njeriut, duke njohur bashkë me të të drejtën që çdo individi për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Por OKB dhe më pas BE, Këshilli i Evropës, OSBE/ODHIR përcaktuan edhe detyrimet e shteteve për të mbrojtur, garantuar jetën, shëndetin dhe aktivitetin e këtyre qytetarëve guximtar në dobi të të drejtave të njeriut. Pyetja kryesore e këtij takimi është: Si mund t’i mbrojmë këta qytetarë aktivë, çfarë mekanizmash dhe legjislacioni nevojitet për këtë?

Në shoqëri të heshtura, roli i këtyre qytetarëve është jetesor për mbrojtjen e demokracisë dhe zhvillimin e saj, të shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut. Është vetëm hapi i parë. edhe Vende të tjera europiane, orientohen drejt një kantieri të ri të të drejtave të njeriut, që synon forcimin dhe përmirësimin e tyre, nëpërmjet forcimit dhe mbështetjes së qytetarëve si mbrojtes së tyre.

Programi
09:30 – 10:00 Fjala e Hapjes
Moderatori: Z. Igli Totozani, ish-Avokat i Popullit në Shqipëri
– Znj. Vasilika Hysi, Zëvendës Kryetare e Kuvendit
– Z. Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punëve të Jashtme
– H.E. Znj. Romana Vlahutin, Ambasadore EUD në Shqipëri (tbc)
– H.E. Z. Claus Neukirch, Kryetar i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë
– H.E. Z. Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB-së
– Znj. Erinda Ballanca, Avokat i Popullit në Shqipëri
10:00 – 10:20 Hyrje
– Z. Michel Forst, Raportues Special i Kombeve të Bashkuara mbi situatën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut (TBC)
10:20 – 12:00 Tour de table – pjesëmarrësit marrin fjalën