Ing. Qerim Ismeni/ Tirana ndryshon qendrën dhjetëra herë, lekët hidhen në erë, populli varfërohet

610
Më 1 qershor Veliaj përuroi këndin e Lojërave për fëmijë në Kodrat e Liqenit artificial. Pompozitet,deri në këtë ditë, ai u ndesh me demonstratat e shoqërisë civile. Tani sytë i ka hedhur nga sheshi “Skënderbe”. Në lajmet e dt. 18. 03. 2016. Kryetari i Bashkisë Tiranë në vijim të planeve të deritanishme beri të ditur Rikonstruksionin e sheshit Skënderbe?! Mes tjerash garantoj se do te bëj dëgjesa publike, që do të fillojnë me 5. 04. 2016 dhe realisht po i realizon, por ç’vlere kane ato, kush ftohet te marre pjese ne to-kur çdo gjë është e paravendosur?! Deri këtu jemi mirë, por n.q.s thellohemi pakë dhe pyesim : ku i merr lekët Erioni për këtë rikonstruksion, çfarë e shtynë me shpejtësi për të tenderuar këtë projekt? ! A thua qytetarët e Tiranës i ka mbytur mirëqenia (bollëku) dhe se nuk kanë ku t’i shpenzojnë parat, a thua se gjithë problemet e tjera i kanë zgjidhur dhe se fundi e pyesim zotin Erion: –A e din, dhe pse neglizhon Piramidën e nevojave njerëzore (ose Piramida e Maslow-t) ? Pse ngatërron formën me përmbajtjen, të bukurën me funksionalen, kur ato duhet të jenë në harmoni.

 I nderuar z. Erion ! Sheshi Skënderbe është rikonstruktuar disa herë që nga viti 1968, që u bë me rastin e vendosjes së munomentit të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu më 17 Janar në 500 vjetorin e vdekjes tij, e vijon në Rekonstruksionin e fundit të nisur nga z. Rama ne vitin 2009, deri ne vitin 2011, me një kosto thuhet afër 7 mln Euro, që nuk u përfundua! Me zgjedhjen e zoti Basha në krye të Bashkisë Tiranë, vlera e shpenzuar prej 7 milion Euro u varros, u shpenzuan edhe afër 1. 5 mln Euro te tjera për t’i dhënë formën që ka sot. Natyrisht nuk jam unë personi që përcaktoj se kush pati të drejtë, por ashtu sikurse ne matematikë që nëpër dy pika kalon vetëm një drejtëz edhe në rastin e sheshit nuk mund të kenë të drejtë të dy projektet, që do të thotë se, njëra palë duhet të zhdëmtojë arkën e shtetit (Bashkisë) dhe se personat përgjegjës – projektuesit dhe urdhëruesit duhet te përgjigjen penalisht. Për sa u takon këshillave miratuese edhe ato nuk janë pa përgjegjësi për vetë faktin se ato kokën nuk e kanë për të mbajtur kapelën, por për të shprehur vullnetin e votuesve në vendimmarrje. Në këtë kontekst gjithë ato këshilltar që votojnë vendime në kundërshtim me interesat e qytetarëve të mbajnë përgjegjësi morale elektorale që do të thotë, që komisioni i vlerësimit të figurave t’i bëjë transparent publikut nëpërmjet mediave që nënkupton mos përfshirjen ne listat e kandidaturave në zgjedhjet e mëpastajme. Në Shqipëri, së fundmi edhe në Kosovë po bëhet praktikë – Justifikimi i politikanëve të lartë me vendimet kolegjiale, të forumeve – gjë që nuk përligj vendimet në dëm të qytetarëve, sovranitetit dhe integritetit kombëtar. Praktika ka vërtetuar se ka edhe vendime qeverish apo dhe parlamentesh në tradhti ndaj Sovranit që i ka zgjedhur. Njërin projekt ne e pamë të realizuar, (atë të Bashës), i cili na krijoj një lëndinë “për të kullotur kali i Skënderbeut “siç ka thënë Blushi, ndërsa tjetrin, qytetarët nuk arritën ta shohin. 
Tashmë pas afër 5 vjetësh shtrohet rishtazi rikonstruksioni i sheshit

Në botë ka qendra qytetesh që nuk janë ndryshuar për qindra vjet, por mesa duket legjenda e kalasë “ Rozafës”mbas shumë shekujsh e pa materializuar u freskua ne vitin 1991 me “teorinë e nisjes nga zerua” ku u shkatërrua pothuajse 90% e pasurisë akumuluar për 45 vjet të komunizmit dhe se po vazhdon të përsëritet në mënyrë ciklike sipas ciklit elektoral. Në radhë mund të rikujtoj projektin e mbikalimit të Zogut të Zi, ku megjithëse ishte afër përfundimit, ku ishin shpenzuar afër 6 mln. dollarë në dhjetor të 2005 Qeveria Berisha e shembi dhe shpenzoi edhe afër 1 mln $ të tjera për ta bërë siç është sot. Por megjithëse në 2013 qeverisja kaloi në duart e z. Rama, askush nuk zhdëmtoj arkën e shtetit. “De fakto” dhe “de jure” njëra palë duhet të zhdëmtoj, ose projektuesit dhe miratuesit e projektit ose ato që morën vendimin për ta prishur mbikalimin e Zogut të Zi. 

Jemi tek projekti i sheshit “Skënderbe”.

Tani jemi në vitin 2016 dhe z. Erion ka vënë në prioritet Rikompozimin e sheshit Skënderbe. A thua se shqiptarët i kanë mbarur punët e tjera dhe se vetëm luksi ju ka mbetur mangët, apo kryetari ynë është “rritur”dhe helbete shkëputur nga realiteti kaq shumë sa –njerëzit i duken thjeshtë “gjallesa “ndërsa vetja i duket si “Ufo”. Në këtë kontekst, i nderuar z. Kryetar dhe ju zotëri këshilltar që votoni çdo gjë që ju shtron përpara kryetari –po ju kujtoj se : Varfëria reale në Shqipëri kap shifrën afër 37%, po kështu dhe në Tiranë, se braktisja e vendit zuri vendin e dytë pas Sirisë që është në luftë tashmë 5 vjet ose 18. 9 për 1000 banorë, se paga minimale e shqiptarëve është më e ultë në rajon ose afër 157 euro: Se numri i të papunëve është më i larti në rajon e Europë mbas Kosovës me më shumë se 35%: Se shpenzimet në transportin urban të Tiranës, zënë afër 9. 5 %të pagës minimale: Se fatura e ujit e vetme kap shifrën e 6%-it të pagës minimale kundrejt me pak se 5 % që janë standardet, të cilës i janë shtuar dhe taksa e arsimit, pastrim- gjelbërimit, banesës etj, që mund t’i shkrep në mendje Kryetarit, që kap shifrën 8. 8% të pagës minimale. Kurse borxhi kombëtar është afër 74% etj. Në vijim do të thosha : N. q. s do të kishim suficitin buxhetor të Gjermanisë apo Kinës hajde de edhe mund ta pranojmë, por jemi një komb që na është vënë në dyshim ekzistenca n.q.s nuk do të ishim në hartën politike të botës si dhe në kushtet e reja – anëtar të NATO-s. Në këto kushte vështirë se qytetarët e Tiranës do të vijnë të kënaqen me 35000 lulet që do të mbjellësh në sheshin e Rikompozuar dhe te defunksionalizuar. Që të kuptojmë mendësitë e “të nderuarit”kryetar- kthehemi e shohim 2-3 gjurmë (gropa) ë ka lënë në jetën e qytetarëve shqiptar. – Ligji i Pensioneve – ku projekti juaj uli masën e pensionit për 80-90 % te shqiptarëve në masën nga 400 deri në 4400 lek/muaj si dhe përfitueshmërinë ndaj kontributeve nga 62% në 46%për burrat dhe nga 148% në 74% për gratë, që do të thotë -ulje për 30% për burrat dhe 70%për gratë. Ngritja e çmimit të urbanit në masën 33% me të vetmin “argument “- për t’ju kthyer dividentin sponsorëve tuaj në fushatën elektorale 2015. 
Vendosja e taksës së arsimit, në kundërshtim me Kushtetutën 
-Zoti Kryetar, n.q.s jemi kaq të pasur sa të rikompozojmë sheshin Skenderbej çdo cikël elektoral : Pse more vendim për të rritur çmimin e biletës së urbanit për K/qytetin, pse vendose taksën për arsimin, pse rrite taksën e banesës, taksën e pastrimit, pse nuk paguan pagën kujdestareve zëvendësuese për lejet e zakonshme në kopshtet publike, por bashkon afër 60 fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç në një grup. Do te thoja se vetëm ky fakt është i mjaftueshme për të kuptuar se sa i doni fëmijët qe po ju ndërtoni këndin e lojërave tek Liqeni, etj. 2. Pse nuk i ndërtoni e rikonstruktoni objektet arsimore me parat e buxhetit, por merr vendim në kundërshtim me kushtetutën për të taksuar qytetarët. 3. Pse borxhi publik i vendit ka shkuar në 74% të GDP-së dhe se kush do ta paguaj. Më shkurt si ke kurajo që të shpenzosh parat e bukës të 37% të qytetarëve në varfëri. Mos i konsideroni qeniet njerëzore miza se ka vite që e njeh “Kartën Universale të të drejtave të njeriut të miratuar nga OKB-ja që në vitin 1948. Pse nuk analizon historikun e çdo problemi para se të marrësh vendime?

 A ke parë kriteret që duhet te plotësoj një familje e varfër që të përfitojë Ndihmën Ekonomike të miratuar kohët e fundit nga qeveria, ku një ndër kushtet që të merret Ndihma Ekonomike është që të mos disponoj ngrohës uji, apo gomar për të mbajtur ujë apo dru për dimër?! A nuk ju bën të mendoheni për këtë pozicion ekstrem me realitetin?! A kemi shkelje më të madhe të kartës të të drejtave të njeriut të miratuar në 1948, se sa mungesa e të drejtës për strehë, ujë dhe ushqim kemi sot?!. Në vijim do t’ju pyes: A nuk ju shkon në mendje se mbase do të vijë dita që të jepni llogari për parat e popullit të shpenzuara pa eficiencë?! Ju i nderuar z. Kryetar deri tani po tregoni se ju janë errësuar sytë, mesa duket para Kreditorëve të fushatës dhe tenderave në investime luksi, jo produktive e jo funksionale. Mesa kuptohet kjo është arsyeja pse po tregoheni kaq këmbëngulës në dëm të problemeve sociale e mjedisore. Dihet se edhe vendimet më të mbrapshta-antikombëtare bile edhe ato antinjerëzore janë marrë në emër të popullit, por ato shpejt janë deligjitimuar. Ju po shpenzoni tek parku i liqenit afër 700 000 $ për këndin e lojërave në kundërshtim me 70-80% të qytetarëve të Tiranës dhe pothuajse në kundërshtim me gjithë shoqërinë civile, gjë që vërtetohet me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk pranoi Referendumin si dhe për faktin se fëmijët e sotëm mund të rriten siç janë rritur paraardhësit e tyre që nga viti 1961. Natyrisht, ne prindërit dhe gjyshërit ju kërkojmë: Na kthe këndet e lojërave brenda blloqeve të banimit. Por oreksi juaj s’ka të ndalur-ju kërkoni të shpenzoni më shumë se 10 mln euro për sheshin Skënderbe me qellim defunksionalizimin e qendrës së kryeqytetit kur kërkohen të tjera përparësi. Në të njëjtën gjendje euforike z. Kryetar është gjetur edhe në lejen për vendosjen e një mali me hekurishte të quajtur “Reja “e Fijimoto’s” të financuar nga Fondacioni “Luma” para Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë duke betonuar afër 300 metër katror gjelbërim. Për vendosjen e kësaj vepre arti, më shumë se 70% e qytetarëve të Tiranës nuk e vlerësojnë si diçka të dëshirueshme. Aq më tepër, që një masë e tillë betoni dhe hekuri jep (në kushtet e mungesës së korrenteve të ajrit) një rritje të temperaturës në muajt korrik- gusht plus 5 deri 7 gradë celsius mbi atë që shënon termometri i stacioni meteorologjik në një reze në më shumë së 10-15metra. Këtu nuk janë pa përgjegjësi edhe drejtuesit e Galerisë Kombëtare të Arteve. 
Për të tjera prioritete ka nevojë K/Qyteti:

1. Për disiplinë në administratën tuaj, që të justifikoni pagat që merrni. 

2. Për kontrolle transparence mbi veprimtarinë e administratës tuaj. 

3. Për frymëmarrje të qytetit, që është i bukosur, dhe për ballafaqim të realitetit urban me standardet të paktën minimale urbanistike, që mbase kjo është kryesorja që kërkon fonde. Në standardet minimale urbanistike mund të përmend : a. Diellzimi, ku nga ndërtimet me e pa leje, të legalizuara ose jo, ka me qindra për të mos thënë mijëra banesa (banorë në konflikt) me zero deri në 2 orë diell. b. Tirana është e mbytur (Xhungël ndërtimesh) ku korrentet natyrore të ajrit pothuajse mungojnë, kur dihet se në Tiranë numri i ditëve me erë është më pak se 41%, dhe se me këto ndërtime jashtë standardeve urbanistike korrentet e ajrit janë zero, e në kushtet kur në Tiranë lagështira relative mesatare vjetore është 72%, që do të thotë mbi normalen ( që është 60%) për afër 90 ditë në vit: Numri i Astmatikëve është 4 deri 5 fishuar në raport me vitin 1989. 

4. Për rikonstruksion të “Bulevardit Dëshmoret e Kombit dhe të atij “Zogu i Parë”, që janë kthyer në një minierë me burim rreziku të shtuar nga pluhuri që prodhon që nga viti që është rikonstruktuar e në vazhdim. Ky shkakton Silikozën për faj të projektuesit apo kërkesë të vendimmarrësit e ne këto kushte do ju rekomandoja sidomos qytetareve që ecin në këmbë në bulevardin “Zogu i Parë “që të përdorin maska kundër pluhurit. 

5. Kontroll të rreptë mbi ujësjellësin, që të mos shpërdorohet 70% e ujit dhe të mbingarkojë qytetarët e rregullt me fatura të kripura. 

6. Lirimin e hapësirave të zëna në ballin e dritës të pallateve të banimit, nga biznese në kundërshtim me të drejtën e banorëve të tjerë për të hapur dritaren për ajrimin e shtëpive ku së bashku më ajrin ju futen zhurma, tymi duhanit dhe humbja e privatësisë për pasojë humbasin edhe jete njerëzish si rasti i një dite më parë. Në këtë pikë bie në sy selektiviteti i punës së bashkisë ku veprimi apo mosveprimi përcaktohet sipas “ raporteve klasore”, mbështetës i pushtetit apo kundërshtarë, apo “ lubrifikantit”qe përdorët etj, etj, etj. 
Sigal