Ing Qerim Ismeni/ Skandali me koncesionet, vetëm nga bakri humbasim 200 kg flori në vit!

1524
Sigal

Apel ministrit të Ekonomisë, Ahmetaj: Premtuat në opozitë se do i rishikoni koncesionet e Berishës, e sot na thoni së ‘është krim po nuk kemi se çfarë të bëjmë’. Bëni këtë që e keni në dorë, ndaloni koncesionet mafioze me 65 aktivitete që kanë mbetur!

Koncesionet mafioze me pasurinë kombëtare po pasurojnë shtetarët e varfërojnë më tej qytetarët. Vetëm nga ‘shitja’ e fabrikave të pasurimit, humbasim çdo vit 190 kilogram ar, ndërsa 4 HECE të tjetërsuara që jepnin çdo vit 38 milion euro fitim, u shitën vetëm për 105 milion euro. Zoti ministër i ekonomisë! Keni lajmëruar publikisht dhe shitjen e 65 aktiviteteve të rëndësishme që kanë mbetur. Si inxhinier, si specialist u them: Premtuat në opozitë se do i rishikoni koncesionet e Berishës kur të vini në pushtet, e kur erdhët, sot ju na thatë së ‘është krim po nuk kemi se çfarë të bëjmë’. Bëni këtë që mund të bëni dhe e keni vetë në dorë: Ndaloni koncesionet e mëtejshme, gjë që e keni në dorë!                                          

REALITET I DHIMBSHËM

Sot industria shqiptare ndodhet në kolaps të plotë. Me qindra miniera të mbyllura, ndërsa ato pak të ngelura nuk dihet se ku dhe si shfrytëzohen dhe ku shkon floriri që mbartin nën vete mineralet tona që në vitet e monizmit pasuruan shtetin shqiptar. Por akoma më keq me hidrocentralet, me ato hidrocentrale që sipas ndërtuesve të tyre sot nuk mund të ndërtohen për shkak të elementit njeri. Si dhe pse janë shitur sikur të ishin skrap këto hidrocentrale pasuria më e madhe e popullit tonë?! Për të shkuar më tej tek fabrikat, uzinat Kombinatet. Sot Shqipëria nuk prodhon asgjë. Madje edhe gjilpërat sot ne i importojmë. Nuk prodhojmë madje as zarzavate të cilat i importojmë nga Greqia dhe Maqedonia. Lind pyetja çfarë prodhon sot Shqipëria? Ku janë fabrikat e pasurimit të bakrit dhe të kromit nga të cilat nxirrnim dhe fitonim qindra kg ar në vit? Ku shkon sot ky ar?

MJAFT ME KONCESIONE MAFIOZE

Mora shkas nga deklarata e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Arben Ahmeti të disa ditëve më parë për privatizimin apo koncesionimin e 65 aktiviteteve në Shqipëri. Mesa duket fatkeqësitë ekonomike të këtij populli që nga viti 1990 e në  vazhdim, nuk kanë të ndalur. Nga një shtet me një industri të re shumë degëshe u kthyem në një shtet i de industrializuar. Pas vitit 1990 u mbyllën, u vodhën, u shkatërruan dhe u privatizuan në mënyrën më të keqe të mundshme gjithë objektet industriale ku nuk u përjashtuan edhe ato që ishin në nivelin më të lartë teknik të kohës si:

1-Në industrinë e bakrit: Minierat, fabrikat e pasurimit, elektroliza e bakrit, ku merrej përveç bakrit, afër 180–190 kg ar në vit, si dhe uzina e telave e kabllove në Shkodër.

2-Në industrinë kimike:Uzina e plehrave Azotike në Fier , kombinati Kimiko-Metalurgjik në Laç, pjesë të Kombinatit Metalurgjik në Elbasan etj.

3-Në industrinë mekanike: Uzina e Instrumenteve në Korçë, Kombinati i Autotraktorëve Tiranë, Kombinati mekanik Poliçan, ku prodhoheshin armë dhe për eksport, etj . Të njëjtin fat si industria e rëndë pësoj dhe bujqësia ku nga një bujqësi e krahasueshme në rendimente me vendet e përparuara u kthyem ne bujqësi feudale dhe se e keqja e të këqijave ishte dhënia e tokës së Fermave shtetërore ish punonjësve që tashmë kjo tokë është zënë nga ndërtimet pa leje, çështje që tash 15 vjet politikanët tanë e përdorin për të fituar apo mbajtur pushtetin njësoj si  fabula “Doktori dhe hala e peshkut në fytin e peshkatarit”, legalizim sot, legalizim nesër. Pasojë e këtyre fatkeqësive jo natyrore, jo nga ndonjë  agresion i huaj, por nga dora dhe mendja kriminale e politikano-kapitalistëve të rinj shqiptar –Shqipëria sot nga 4.3 milion banor në gjendje civile nuk numëron as 2.8 milion, me shkallë papunësie afër 30%, ndër  të cilët afër 70% pothuajse në nivel varfërie, e më shumë se 1.3 milion shqiptar sot janë në emigracion. Në zhvillimet historike të pushtimeve të huaja është e vështirë të gjendet ndonjë vend që të jetë braktisur kaq sa ne, me 1/3 e numri përgjithshëm të popullsisë në kohë paqeje, në një hark kohorë në më pak se ¼ shekulli. Kundrejt pasurive mbi e nëntokësore si dhe potencialit të inteligjencës së popullit që mund të renditemi ndër vendet më të pasura e të shkolluara për frymë. Zoti Ministër! dyshoj se ju hamendësoni se mund të rreshtoheni në radhën e ekonomistëve me emër në botë, por më duket se po bëni radhën në qeverisjen më të keqe të mundshme.

KONCESIONET

Shtrohet pyetja:1-A nuk na ka mjaftuar ne shqiptarëve koncesionimi i naftës, kromit, bakrit në mënyrën më skllavëruese?  2-Privatizimi i 4 HEC-ve që jepnin afër 38 milion euro fitim neto/vit kundrejt 105 milion Euro që u privatizuan (kupto vetëshlyerje për 2.7 vjet) që me të drejtë nga ministri Gjiknuri u klasifikua “Vepër Kriminale, por që nuk e zhbëjmë dot’’.

3-Privatizimi i Rafinerisë Naftës në Ballsh. 4-Koncesionet skllavëruese në hidroenergji, koncesioni i pullave fiskale, Lotaria Kombëtare, Kolaudimi i makinave, ngjyrosjes së karburanteve, prodhimit të pasaportave biometrike, skanimi doganor etje. Tani, së fundi ju do të privatizoni apo koncesiononi pjesë  të “kërmës” që akoma nuk janë tjetërsuar.

Shtrohet pyetja:Kur dhe pse lindi shteti, pse na duhet?! Në përgjigje të kësaj pyetje ju do të kuptoni se me platformën  që deklaruat para disa ditësh për privatizim dhe koncesionimin e 65 subjekteve–ju rrisni tej shfrytëzimin (varfërinë) e popullit tuaj, që ju ka zgjedhur për ta qeverisur. Fjala ‘privat’ do të thotë fitim (normë  fitimi). Pra ju zoti ministër po bëni pazar me jetët tona, me shëndetin tonë, me atdheun tonë dhe me çdo gjë. Ju po planifikoni të jepni me koncesion sigurinë ushqimore dhe veterinarinë, por harroni që nëqoftëse dikush do ti ofrojë kësaj kompanie më shumë fitim se sa koncesioni juaj për të na zhdukur si racë (larg qoftë ), është plotësisht e mundshme. Çdo punë apo shërbim si mirëmbajtja e rrugëve, nëqoftëse bëhet nga shteti  kërkon vetëm koston ndërsa po të bëhet nga privati kërkon dhe fitim. Pra, ju i nderuar ministër po favorizoni shfrytëzimin e popullit  në të gjitha veprimtaritë. Si mund të koncesiononi  rrugët, spitalet, mjedisin, mirëqenien sociale dhe financat?! Ne si qytetarë kërkojmë që të ecni me hapa të matur duke mbajtur parasysh gjendjen ekonomiko-sociale dhe kulturore të popullit, se Shqipëria nuk është pronë e Qeverisë që të bëni pazar me të. Prandaj do të kërkojmë që planet tuaja për “boshatisjen e tokës së Shqipërisë nga shqiptarët” ti prezantoni më hapur dhe të kërkohet konsensus popullor nëpërmjet referendumit.

Z. Ministër! Ju deklaroni se privatizimi dhe koncesionimi i pasurive, shërbimeve, bëhet për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, unë do ju përgjigjesha se pikërisht nga ky përmirësim i mirëqenies gjatë këtyre 24 vjetëve jemi pakësuar me 1/3 apo me 26 dhjetor 2014 afër ½ e Vlorës  u nis për Gjermani, kur mbase do të nisej ½ e Shqipërisë, por “nuk funksionoi ndërlidhja”. Sa më sipër i nderuar z. Ministër, korrigjo “shënjestrën“ sa nuk është  vonë. Ndër objektet apo shërbimet për privatizim apo koncesionim. P.sh, ju citoni mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Mos vallë privati është budalla që të na kërkojë më pak para se sa kaq, sa ka shpenzuar shteti (146 mln dollar/vit, ose 0.9 mln eu/km). E vërteta qëndron ndryshe. Privati (koncesioneri)do të kërkojë përveç “kostos”, dhe fitimin. Shteti do të kërkojë prej koncesionarit përveç  TVSh-s, edhe tatim-fitimin. Platforma juaj  është që me duart e “sekserit“, koncesionarmarrësit, të mbingarkoni me taksa indirekte popullin tuaj. I nderuari z. Ministri! Ju citoni ligjin e koncesioneve të tipit partneritet publik-privat, që u miratua nga Berisha si dhe zbatimet e tij që për ne si shqiptar na kanë shkaktuar qindra milionë euro humbje. (Vetëm Energjetika afër 150 milion euro/vit) etje, por harroni se edhe këto që do të bëni, ju do na shkaktojnë  edhe me tepër mbishfrytëzim e varfëri.

Humbjet nga skandalet në disa koncesione

 -Në Industrinë e bakrit: minierat, fabrikat e pasurimit, elektroliza e bakrit, ku përveç bakrit merreshin afër 180 – 190 kg ar  në vit

2-Uzina e telave e kabllove në Shkodër ku nxirrej dhe ar.

3- Në industrinë kimike: Uzina e plehrave Azotike në Fier, kombinati Kimiko-Metalurgjik në Laç, pjesë të Kombinatit Metalurgjik në Elbasan etj.

4- Në industrinë mekanike: uzina e Instrumenteve në Korçë, Kombinati i Autotraktorëve Tiranë, Kombinati mekanik Poliçan, ku prodhoheshin armë dhe për eksport etj.

5-Të njëjtin fat si industria e rëndë pësoi dhe bujqësia ku nga një bujqësi e krahasueshme në rendimente me vendet e përparuara u kthyem ne bujqësi feudale

6- Shqipëria sot nga 4.3 milion banorë në gjendje civile, nuk numëron as 2.8 milion,