Infermieri Sabri Skënderi nuk jep asnjë shpjegim për akuzat, kërcënon gazetën me gjyqe për të heshtur

3064
Pas dy denoncimeve të publikuara në Gazetën “Telegraf”, në lidhje me abuzimet që ka bërë kreu i “Urdhërit të Infermierit”, të ardhura prej 310 infermierëve biznesmeni i 3 klinikave mjekësore private Sabri Skënderi, ka reaguar duke u vetë-deklaruar si “zyrtarë i pastër”, që nuk ka lidhje me faktet e publikuara nga Gazeta “Telegraf”. Që infermieri Sabri, anëtar i “81 partive”, të jetë kaq i pastër, duhet të publikojë disa letra të cilat nuk ka guximin t’i publikojw as në reagimin e tij drejtuar gazetës, të cilin ne po e botojmë të plotë. Por faktet flasin ndryshe: Bosi i infermierëve, ose Sabriu i “Yzberishit” (siç njihet), ka një dosje abuzimesh e cila duhet hapur urgjent nga drejtësia shqiptare, prej të cilës mund të zbulohen fakte më të rënda se me rimbursimin e ilaçeve me receta false. Gazeta “Telegraf” nuk është organ hetimor, por publikon vetëm denoncimet që vijnë pranë saj, duke mos sajuar e duke mos interpretuar asnjë fakt, realiteti është ky: Në gazetën “Telegraf” kanë ardhur denoncime për aktivitetin abuziv financiar të kreut të “Urdhrit të Infermierit” Sabri Skënderi. Nëse drejtuesi Sabri Skënderi nuk ka “njolla”, nuk ka përse reagon me histerizëm fjalësh, tipik si në kohën kur kërkonin largimin e tij nga krye-infermier në Pavionin e Kardilogjisë të QSUT, për shkaqe që Sabriu i di mirë! Gazeta “Telegraf” ka publikuar vetëm faktet që kanë ardhur në redaksi, në vazhdim do të publikojw fakte që kanë ardhur nga organet e drejtësisë. Në reagimin e tij, kreu i “Urdhrit të Infermierit” Sabri Skënderi, nuk jep asnjë sqarim se si janë shpenzuar milionat e provimeve të infermierëve. Nuk jep asnjë informacion se si janë shpenzuar të ardhurat nga kuatizacioni i 14 mijë infermierëve (siç e pranoi dje në bisedë telefonike me gazetën). Nuk jep asnjë shpjegim se përse duhen marrë infermierët në provim në çdo 3, 4, 5 e 6 muaj. Nuk jep asnjë shpjegim, se cilët janë anëtarët e bordit të “Urdhrit të Infermierit”. Nuk jep asnjë shpjegim se cili është komisioni i provimit të infermierëve (me emra). Po vetë Sabriu, a është futur në provim, se fundja, infermier është?! Ky institucion, që është krijuar me ligj shteti dhe sipas Sabriut, nuk e njeh shtetin, ka shumë “damka të zeza”, të cilat kanë 7 vite sundim të Sabriut. Por ka një fakt tjetër, që e detyron këtë institucion të jetë në vartësinë e shtetit i cili thotë: Urdhri i Infermierit ka si mision ruajtjen e standardeve të miratuara nga Ministri i Shëndetësisë në ushtrimin e profesioneve infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie, logopedist/e, nëpërmjet mbikëqyrjes të normave të Kodit Etik Deontologjik, si dhe mbrojtjes së pacientëve dhe të publikut nga keq-ushtrimi i këtyre profesioneve. Sabriu thotë, se nuk detyron asnjë infermier që të paguaj kuotizacion anëtarësie prej 1000 lekë në muaj, ose 12 mijë lekë në vit. Por në Nenin 7 të Statutit, të firmosur e vulosur nga infermier Sabriu, thuhet: “Detyrimi për anëtarësi: Asnjë individ nuk mund ta ushtrojë profesionin e infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie, logopedist/e në Republikën e Shqipërisë pa qenë anëtar i “Urdhrit të Infermierit dhe pika 2, thotë: Punëdhënësit e institucioneve shëndetësore, publike dhe private, të shërbimit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor, ndalohen t’i punësojnë në kundërshtim me këtë dispozitë, (pa qenë anëtarë të ”Aga” Sabriut me pagesën 1000 lekë anëtarësi në muaj).. dhe 1000 lekët e anëtarësisë për infermierët sekuestrohen me dhunë si “gjobë” në borderonë mujore! Përse?
Sabriu, infermier me shkollë të mesme, profesor në Universitetin Shtetëror të Inferimeirsë
“CV” që ka infermieri Sabri Skënderi, nuk e ka as mjeku i Toni Bleri
EMER : Sabri 
MBIEMER : Skënderi 
DATËLINDJA : 28/03/1956 
VEND LINDJA : Frashër, Përmet 
VEND BANIMI : Tiranë 
ADRESA : Rr. Bego Hoxha, Nr. 274 Tiranë 
TEL : CEL 068 20 44 650 
PROFESIONI : Infermier, Jurist 
ARSIMIMI 
1971.1975 Shkolla e Mesme Mjekësore Korçë (dentist), dëftesë. 
1986.1990 Shkolla e Mesme Mjekësore “Jani Minga” Vlorë (infermier), dëftesë. 
1993.1997 Fakulteti Juridik Tiranë (jurist), diplomë. 
2006-2009 Fakulteti i Infermierisë UK, Diplomë 
2010-2011 Master Profesional Universiteti Tiranes
EKSPERIENCA E PUNËS 
1976.1991 Dentist, Infermier, Seksioni i Shëndetësisë Përmet. 
1991-1995 Infermier në Shërbimin e Kardiologjisë në Spitalin Nr. 1 Tiranë.
1996-1998 Krye-infermier në Shërbimin e Sëmundjeve të Brendshme Q.S.U.T. 
1999-2003 Krye-infermier i Përgjithshëm Q.S.U.T. 
2003-2008 Krye-infermier i Shërbimit të Kardiologjisë Q.S.U.T. 
2008-në vazhdim : President i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë. 
2009-ne vazhdim:Pedagog i jashtem , Fak.Infermierise U.Tiranes
2009-ne vazhdim:Pedagog i jashtem , Fak.Infermierise U.Kristal
2009-ne vazhdim:Pedagog i jashtem , Fak.Infermierise U.Planetar
KUALIFIKIMI 
Korrik 1996: Trajnim një mujor në Ankona, Itali. 
Maj 1998: Trajnim një mujor, “Menaxhimi i shërbimit shëndetësor” AIHA (çertifikatë). 
Maj-Shtator 1999: Trajnim “Planifikimi dhe menaxhimi i burimeve njerëzore”, (çertifikatë). 
Maj 2000: Trajnim 2 javor : “Organizimi dhe drejtimi i shërbimit shëndetësor” AIHA (çertifikatë).
1999-2000: Trajnim një vjeçar “Cilësia në kujdeset infermierore dhe menaxhimi i tyre” Le Bon Se Kur-it, Gjenevë, Zvicër, Çertifikate 
2001- në vazhdim: Drejtues i grupit të koordinimit për shqiptarizimin dhe vazhdimin e Projektit Zviceran për përmirësimin e kujdesit infermieror në Shqipëri. 
Pjesëmarrës në të gjitha Konferencat e Infermierisë të organizuara në Shqipëri që nga viti 1996 (çertifikata). 
Të tjera: Kryetar i Shoqatës Kombëtare të infermierëve dhe mamive, që nga 1998 e në vazhdim. 
President i Sindikatës së Shëndetësisë, nga 2001 e në vazhdim…
Reagon “Urdhëri i Infermierit”
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh indinjatën e tij për përgojimin dhe shpifjet e botuara në artikullin “Urdhri i infermierit zhvat 2.5 miliardë lekë“ në gazetën “Telegraf”, dt 16 Qershor 2015 dhe artikullin tjetër “Hetim ‘Sulltanit’ të 16 mijë infermierëve”, dt 17 Qershor 2015. Sigurisht që për këto shpifje, do të kemi një ballafaqim në gjyq, por kërkojmë që nëpërmjet këtij përgënjeshtrimi të sqarojmë për sa më sipër duke sqaruar fillimisht dhe së pari që UISH është ent publik jo buxhetor i krijuar me Ligjin Nr.9718 Dt .19/04/2007 ndryshuar me Ligjin Nr.10462 Dt.13/09/2011 ndryshuar me Ligjin Nr.124 Dt 25/09/2014 dhe si i tillë e mbështet veprimtarinë e tij në zbatim të këtij ligji (nuk është krijesë e Sabriut).
Së dyti, këtë shumë lekësh që përflitet UISH do e kishte dëshirë ta shihte ëndërr por se ka parë ndonjëherë. Po të na krijohej kjo mundësi do kishim ndërtuar zyrat që na mungojnë, por me sa duket botuesi me këtë titull bombastik kërkon të rrisë shitjen e gazetës por kjo ndodh vetëm një ditë, sepse në shumicë njerëzit e njohin Urdhrin e Infermierit dhe transparencën e tij dhe më tej këto veprime ulin besueshmërine e kësaj gazete. Përsa i përket testimit të infermierëve, UISH ka qenë kundër dhe ka qenë në krahun e infermierëve. Këtë gjë e ka botuar edhe vetë kjo gazetë para disa kohësh. Lidhur me provimet e infermierëve të rinj, në zbatim të Ligjit për Profesionet e Rregulluara të 6 (gjashtë) profesionet që përfshihen në UISH trajtohen si të tilla dhe mbas mbarimit të një programi të akredituar, duhet të kryejnë një praktikë profesionale me mbikqyrje, t’i nënshtrohen një testimi të njohurive praktike dhe t’i nënshtrohen provimit të licencimit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Për realizimin e praktikës dhe të testimit të saj është përcaktuar një tarifë për mbulimin e shpenzimeve prej 3 mijë lekë, kurse tarifa për provimin e shtetit 10 mijë lekë paguhet pranë AKP që është Agjensi e MAS. Sigurisht që ata që nuk e kalojnë vlerësimin e aftësimit praktik janë të detyruar të përsërisin atë,dhe pagimin e tarifës. Këto të gjitha bëhen në zbatim të Ligjit dhe të Rregullores të Provimit të Shtetit të Ministrisë të Arsimit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe numri më i madh ka qenë deri 1600 studentë që janë marrë në provim. Tarifat dhe kuotat e UISH janë të ligjshme dhe më të ulëtat nga të gjithë Urdhrat e tjerë profesionalë,të ardhurat dhe shpenzimet janë të dokumentuara dhe të mbikëqyrura nga Këshilli Kombëtar sipas ligjit. Për sa i përket parave nga buxheti i shtetit që përmenden UISH është institucion jo buxhetor,pra është edhe kjo një mashtrim si dhe ajo që thuhet,punësime,emërime etj,që UISH si ka pjesë të punës së vet. UISH ka qenë dhe do të mbetet një institucion transparent dhe do të punojë për rritjen e cilësisë së kujdesit infermieror ndaj pacientëve duke zbatuar misionin që i ngarkon ligji.
Lidhur me akuzat personale që i bëhen Presidentit të UISH-së, ai i njeh mirë ato, sepse janë përsëritur disa herë ndoshta me qëllim shpif, shpif se diçka do të mbetet, por kushdo qoftë, do të marrë përgjigje sipas ligjeve në fuqi. 
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i njeh të tilla goditje, edhe herë të tjera, por në shumicë të gjithë infermierët mendojnë dhe punojnë si bleta dhe na porositin që të mos merremi me grerëza. As të mos u shkojmë pas atyre. Shpresojmë tek mirëkuptimi me Ju. 
15 pyetje drejtuar Sabriut
1.Duke qenë se je drejtues i një institucioni publik kombëtar me anëtarësi me shërbim shtetëror, a keni deklaruar pasurinë?
2.A ka lidhje posti juaj si president i “Urdhrit të Infermierit” me konflikt interesi,si pronar kliniash private?
3.A dispononi dokumente blerje pajisjesh dhe medikamentesh, me të cilat keni pajisur dhe shërbeni në klinikat tuaja private? 
4.A keni probleme fiskale me tatimet për aktivitetet e shërbimit klinikor që kryeni?
5.Ju jeni President i “Urdhrit të Infermierit”, por jeni edhe president i Sindikatës së Pavarur Shëndetësisë, cili statut ua lejon këto pozicione si punëdhwnës e punëmarrës?
6.Që prej vitit 2009, ju jeni edhe Pedagog në Fakultetin e Infermierisë (shtetëror), a lejohet të jetë infermieri me shkollë të mesme pedagog dhe si jeni pranuar në këtë pozicion dhe a mund të publikoni dosjen si pedagog?
7.A lejohet, që ju infermier i mesëm, pa punuar asnjë ditë infermier, të drejtoni provimet e infermierëve me arsim të lartë?
8.Me cilin nga drejtuesit e institucioneve akademike të mjekësisë shqiptare të shkarkuar nga detyra për korrupsion me fondet e regjistrimit të studentëve, keni bërë piknike verore e dimërore në Frashër të Përmetit, në Korçë, Pogradec, Vlorë, Sarandë, Ksamil e deri jashtë shtetit dhe si i keni justifikuar letrat e dietave?
9.Si e keni mbyllur në prokurori, skandalin me eskursionin në Korfuz me 135 euro dieta 2 ditore me shefat e bordit të UISH dhe familjarëve të tyre, bërë më një agjenci turistike që është klienti juaj? 
10.Ju jeni president i sindikatës “Kalaja” të shëndetësisë, a keni lidhje me 187 firma që keni hedhur për viza jashtë shtetit (pa u u miratuar Shengen) për individë që i keni çuar jashtë shtetit, duke i paraqitur si “drejtues dhe aktivistë sindikate”? 
11.A mund të publikoni një pasqyrë shpenzimesh të kuotave të anëtarësisë së infermierëve?
12.A mund të publikoni prova bankare, se ku përdoren pagesat 15 mijë lekë për provim fillestar dhe pagesat e tjera, për provim të përsëritur të infermierëve mbetës?
13.A mund të na thoni, se sa është numri i infermierëve të ngelur në provim dhe a keni dosje të provimit të tyre? 
14.Nëse nuk jeni institucion shtetëror, përse keni zyrë në objekt shtetëror (Dispanceria) pa qira objekti?
15.Në nenin 21, pika 2 të statutit të UISH, thuhet: Bordi Drejtues i Këshillit Kombëtar të UISH, drejtohet nga Presidenti i Këshillit Kombëtar (nga Sabriu) dhe përbëhet nga: Zv/presidenti, Sekretari i Përgjithshëm, kryetari i degës ekonomike-financiare, juristi dhe presidenti i Këshillit Rajonal Tiranë, a mund të kontrolloj dot bordi Presidentin e UISH, financat e UISH dhe vendimet që merr UISH, kur përveç UISH edhe bordin e drejton Sabriu me administratën e tij financiare e juridike?
Sigal