Sigal

Me dhjetëra banesa janë paralajmëruar se do të prishen ditët në vijim si pasojë e investimeve infrastrukturore që do të bëhen në Unazën e Re.

Prej disa ditësh punonjësit e ARRSH janë vendosur në këtë zonë duke bërë matje në lidhje me këtë investim.

“Është e disata herë që vijnë prishin banesat e bizneset, e ikin”, janë shprehur banorët.

“Kjo nuk është normale, ndaj nesër më 10:00 do të protesojmë e ftojmë dhe mediat të jenë të pranishme”, kanë thënë në një kontakt që kanë pasur me ne këta banorë.

Ky zhvillim i menjëhershëm ka ardhur pa i lajmëruar më parë banorët, duke i nxjerr të gjithë në qiell të hapur.