Indicie për protestë me orë të zgjatura, zbulohet se si do të ndriçohet nata para Kryeministrisë

432
Sigal

Ka nisur protesta e opozitës përpara kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.

Pavarësisht kushteve të motit pjesëmarrja derimë tani duket e konsiderueshme.

Në ndryshim nga protestat e tjera, sot në protestë ka edhe flamuj të shumtë të Partisë Demokratike, që valviten para zyrës së Ramës.

Po ashtu një detaj interesant që na bënë të presim një zgjatje deri në orët e vona të protestës së opozitës janë bluzat me mbishkrimin “Rama Ik”, një mbishkrim ky me material fosforeshent i dukshëm edhe gjatë mbrëmjes.