Indeksi global i terrorizmit – Shqipëria në mes të tabelës në Europë

744
Shqipëria është thuaje në pozita të njëjta me një vit më parë në indeksin global të terrorizmit të publikuar së fundmi.
Ky indeks publikohet çdo vit nga Instituti për ekonomi dhe paqe, ndër organizatat më të mëdha në botë.
Shqipëria renditet kështu në vendin e 91-të në botë, ndër 130 shtete ndërkohë që një vit më parë renditej e 92-ta, me pikë të barabarta me vendin e 93-të. Duke pasur parasysh se, vendet e para në renditje përkojnë me performancën më të keqe, rezulton se, vendi ynë ka humbur një pozicion në renditje.
Ajo që vihet re qartë edhe nga harta është fakti se Shqipëria rezulton në pozita të favorshme sa i përket terrorizmit. Në Europë, Shqipëria figuron në mes të tabelës, duke performuar madje edhe më mirë se vende si Danimarka, Holanda, Italia, Suedia, Spanja etj.
Këtë gjë e ilustron mjaft mirë edhe harta, ku ngjyra bojëqielli dhe e verdhë flasin për një performancë më të mirë.
Harta tregon se, Ballkani performon relativisht mirë në krahasim me Europën perëndimore, ku terrorizmi gjatë viteve të fundit është kthyer në një problem madhor.


Sigal