Incidenti me kryeministrin, AP nis hetimin për trajtimin nga policia të studentëve të ndaluar

537
Avokati i Popullit pas sinjalizimeve për ushtrim dhune ndaj disa studentëve nga policia, të cilët u përfshinë në një incident me kryeministrin, nisi menjëherë investigimin e këtij rasti të denoncuar. Por përfaqësueset e Avokatit të Popullit fillimisht u penguan të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese, duke mos u lejuar të hyjnë në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Pas qëndrimit tonë, të bërë publik edhe në media, në ambientet e Drejtorisë së Policisë u lejua të hyjë vetëm njëra nga ekspertet e Avokatit të Popullit.

Për këtë arsye institucioni ynë ka nisur një tjetër hetim për të zbuluar personat dhe shkaqet e ndalimit të ekspertëve të Avokatit të Popullit për të kryer detyrën e tyre kushtetuese, atë të verifikimit nëse ndaj studentëve është ushtruar dhunë ose jo. E ritheksojmë se askush nuk duhet të pengoj punën e Avokatit të Popullit dhe zbatimin e kompetencave të tij kushtetuese, duke shkelur ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe Konventat Ndërkombëtare. I bëjmë thirrje titullarëve të policisë që qëndrime të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen.
Sigal