Inaugurimi i hotelit superluksoz “The Plaza Tirana”, rishfaqet ish-kryetari i PS Fatos Nano

465
Sigal

Pas shumë
vitesh, ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i PS Fatos Nano është përballur me
Kryeministrin dhe kryetarin e PS Edi Rama.

Fatos Nano dhe Edi Rama ndodheshin së bashku në inaugurimin e
një hoteli në kryeqytet, ku ishin të ftuar politikanë e personalitete të
ndryshme. 

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ishte ftuar që të mbante edhe
një fjalë përshëndetëse në inaugurimin e hotelit, dhe më pas u largua. Nuk
dihet nëse mes tyre ka patur bisedë nga afër.

Në kohën kur drejtonte PS-në, Fatos Nano futi Edi Ramën në
politikë duke e bërë ministër të Kulturës.