Imzot Angelo Massafra: T’i thuhet ndal fenomenit të gjakmarrjes

573
Sigal

Kreu i konferencës ipeshkvnore shqiptare imzot Angelo Massafra ka apeluar për t’i thënë ndal fenomenit të gjakmarrjes.

Duke marrë si shembull mbylljen e vitit të mëshirës dhe pajtimin e bërë dy ditë më parë nga kisha katolike të një tjetër familjeje në gjak në qarkun e Shkodrës, imzot Massafra theksoi se 10 urdhërimet e fesë duhet të udhëheqin jetën e çdo besimtari.

Ai kërkoi që shteti dhe shoqëria të punojë për të mbyllur këto plagë të hapura ndër vite.

MassafraKa shumë njerëz që janë ende në gjak. Janë ata që janë në gjak nga viti ’91. Askush nuk bën asgjë. Nuk është punë vetëm e meshtarëve, edhe ju e keni këtë borxh të dashur besimtarë.

Arqipeshkvi i Shkodrës mori si shembull jetën e Jezu Krishtit dhe martirëve të fesë për të kujtuar fjalët e tyre në momentet e fundit të jetës, që i falën ekzekutorët. Kisha katolike ka kremtuar mbrëmë festën e Zojës së Papërlyer.