Importi i misrit nga Serbia bllokon 15 ton prodhim vendas

810
Sigal

SARANDË/Fermerët: Kërkojmë nga shteti të mos diskriminohemi, pasi mbijetojmë me shitjen e prodhimit

Favorizimi i importit të produkteve bujqësore, bllokon dhe dëmton prodhimet cilësore të fermerëve të fushës së Sarandës. Burime për “Telegraf”, thonë se, minimalisht, rreth 15 ton misër, kryesisht i fermerëve të Qafë-Gjashtës, ndonëse shumë cilësor, mbetet stok pasi në treg është sjellë misër nga Serbia, i cili rezulton të jetë prodhim që nuk përdoret masivisht për konsumin e njerëzve. Muaji tetor ka qenë muaji i përfundimit të procesit të kultivimit të misrit në fushën e Vurgut, e, rezultati ka qenë produktive dhe i kënaqshëm në krahasim dhe me pritshmërinë. Këto publikime vijnë nga Zyra Bujqësore e Sarandës. Sipas këtyre burimeve për “Telegraf”, prodhimi i këtij viti në rrethin e Sarandës, për sa i përket kulturës së misrit, ka qenë i mbarë. Konfirmohet se në 197 hektar të mbjellë me misër, janë marrë rreth 18 mijë kv misër, që i bie afërsisht me 90 kv për hektar. Pavarësisht këtij rezultati, vjen edhe problematika. Ku do vejë ky prodhim? Sipas burimeve të sigurta nga drejtues të bujqësisë në Sarandë, deri tani janë tregtuar vetëm 15% e prodhimit. Vlen të theksohet se korrja dhe ambalazhimi i misrit sot është kryer në përputhje të kërkesave të standardeve dhe ambalazhimi, po në këto kushte.

Por shqetësimi i fermerëve të Sarandës, kryesisht i Qafës së Gjashtës, është se prodhimi mbetet i pa shitur. Fermerë e specialist thonë se pengesë është import i misrit nga Republikat ish–Jugosllave, kryesisht Serbia. Sipas tyre, prodhimi i huaj favorizohet, ndërkohë që prodhimi i fermerëve vendas mbetet stok. “Është një ngërç, një paradoks që na dëmton shumë. Prodhimi jonë është i ambalazhuar në magazine dhe Brenda gjithë standardeve cilësore, i ndarë për konsum blegtoral, industrial dhe për konsum buke. Nuk dimë si do të bëhet. Prodhimet tona, me të cilat sigurojmë të ardhurat për mbijetesë, na mbetën stok. Kemi njoftuar kudo, në Sarandë, prefekturë e deri në qeveri, por askush nuk kujtohet për ne”- pohojnë fermerët.