Impianti i mbetjeve, banorët e Mbrostarit dalin bllokojnë rrugën

446
Sigal

Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorët e fshatit Mbrostar të Fierit janë hedhur sërish në protestë duke kundërshtuar vendimin për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve.


Ata kanë bllokuar aksin rrugor Fier-Tiranë, duke bërë të pamundur kështu qarkullimin normal të mjeteve. Njëzëri protestuesit janë shprehur se nuk duan që në zonën e tyre ku banojnë të përpunohen mbetje urbane.

“Nuk duam plehra në zonën tonë. Nuk do lejojmë ndërtimin e impiantit të mbetjeve”, theksuan banorët. Protestuesit kanë shkuar deri aty sa nuk lejojnë mjetet që të kalojnë dhe i shkelmojnë ato që vijojnë rrugën.