Imazhe me satelit/ Shihni si duket Fushë-Kruja dhe Novosela e përmbytur (Harta)

Përmbytjet që përfshinë Shqipërinë kryesisht pjesën Jugore dhe Qëndrore të vendit, janë pasqyruar edhe nga Qendra për Bashkërendimin e Reagimit të Emergjencave (ERCC) e cila ka monitoruar nga afër situatën dhe është në kontakt të përhershëm me autoritetet shqiptare të Mbrojtjes Civile.

Në imazhet satelitore të pasqyruara edhe nga Instituti i Gjeoshkencave, tregohet edhe harta e zonave të përmbytura. Mes tyre edhe dy nga zonat më të prekura si Fushë-Kruja e Novosela e Vlorës.

Territori i tyre ngjan me një liqen të madh i parë nga lart.

Sakaq Institute i Gjeoshkencave bën me dije se sot pasdite (e martë, dt.05), në përgjithësi, nuk priten reshje, përjashtuar ndonjë reshje të izoluar dhe të dobët, më e mundshme në qarkun e Kukësit (me kohëzgjatje të shkurtër).