Ilo Mitkë Qafëzezi, rruga që zbuloi korçari, dorëshkrimet e rralla shqipe në bibliotekat greke

674
Gëzim Llojdia
-“Alipashamadha” -10.000 vargje 16 rrokësh shkruar nga Haxhi Shehret Delvina.

Në vetvete siç kërkon të shprehi rrodhana e gazetës është autobiografi e Ali Pashë Tepelenës, një vepër e diktuar prej Ali Pashë Tepelenës, i cili rrëfen atje gjithë historinë, të mirat dhe të këqijat

-Dorëshkrimi 132 faqe i Gjergj Ikonom Beratit, sekretar i Ismail Pasho Beut
-Dorëshkrimi 5000 vargje të Abdyl Saidit.
-Borshura: “Shqiptarë dhe e pastajmja e tyre” botuar në Athinë në 1878. Duhet të jetë broshurë politike, citon gazeta, e shkruar në bashkëpunim me një profesor Thoma Pasko.

-Trimëria e Kapedan Mërkur Bua, origjinali ndodhet në muzeun e Torinos pranë shpatës së perandorit bizantin. Janë 4500 vargje, 16 rrokësh ku një arbëresh i Eladhës himnizon kapedanin Mërkur Bua ‘stradiot – kordhëtar i shquar.

Duke vendosur në krye të rrodhanës, gazeta jep një lajm të mirë, ngase nga Bukureshti i vijnë dy copë: “Protopiri”, të Kavalliotit .
Ilo Mitkë Qafëzezi shkruan gazeta “Drita” më 26 Mars 1939, faqe 4, “se javën e shkuar dhashë fjalën se do të ekspozonjë te libraria “Argus” dorëshkrimin shqip me alfabet elenisht të Abdyl Saidit do t’i botojmë në klishe duket disa faqe duke bërë përshkrimin, historikun e tij dhe, nëse ky dorëshkrim mundet të ketë lidhje e një proze shqip politike, e cila ka të bëjë drejtpërdrejte me besën e Prizrenit. Më tej I. M. Qafëze thotë: Të flasim për dorëshkrimin shqip: “Muhtarname” prej 5000 vargjesh i shkruar me shkronja elenisht të Abdyl Saidit pastaj edhe për prozën politike të Abdyl bej Delvinës pas të cilit fjala vjen për Abdyl bej Frashërin me shokë, thotë Qafëzezi. Ma do puna të përsërit se dorëshkrimin “Muhtarname” ia kam hua zbulonjësit Abdulla Ferhati në Berat dhe prozën shqipe z Profesor Linos Politis të Bibliotekës Kombëtare të Elladhës .duke shqyrtuar kohën kur ka rënë në gjurmë të këtij dorëshkrimi Qafëzezi shprehet se ka qenë mëngjesi i vitit 1938 kur miku A. Ferhati i ka dërguar një pusullë për zbulimin e një dokumenti shqip me rëndësi dhe në pusullë ai i kërkonte të mos shkonte në kala. Qafëzezi shprehet se ai atë moment ishte duke punuar në bibliotekën e Shëmërisë së kalasë, për të kataloguar, inventarizuar e selektuar katalogët dorëshkrimet më të vjetra që nga Kodex Beratinues (Ungjilli i Pashkës) e gjer te Autografi “Metafizika e Kavliotit” 1750 me dy ungjill shqip të Grigor Gjirokastritit 1827, 1858. Duke folur për marrjen e dorëshkrimit në Berat z. Ilo shprehet për pasionin që ka zotëruar Z. Ferhati zbulonjësin e këtij dorëshkrimi dhe, sipas Ilos, ai vjen pas Hamdi Bushatit të Shkodrës që di të gjuajë me mbarësi dokumentet shqipe e shqiptare të vjetra, të shkruara, sipas tij, nga shqiptarë myslimanë. Është i pari qytetar beratas, thotë Ilo, që më shfaqi gëzimin me letër, kur këndoi vjet te “Drita” mbi dorëshkrimin shqip të Kostë Beratit 1765. Duke shqyrtuar dorëshkrimin, z Ilo thotë se, që në syrin e parë ky dokument linguistik shqip ishte një fenomen, sepse dija me siguri që së paku vargje apo prozë fetare myslimane nuk ka qenë e lejuar të shkruhen, veçse me abc arabe ose turqisht. Zbulonjësi na thotë I. M. Qafëzezi, duke trajtuar kompetencën e transkriptimit, pranuam hipotezën e z. Ferhati që vargjet do të jenë shkruar, ja prej sheh Muhamet Kolonjës nga Labëria, apo të Sheh Azis Delvinës prej Hasan Zyko Kamberit, dhe se Abdyl Saidi është vetëm kopjuesi në vitin 1885.”
Përshkrimi i dorëshkrimit
“Në drekë të datës 10 korrik ma ka prurë zoti Abdullah dorëshkrimin shqip, shkruar me alfabet greqisht “. Këtë dorëshkrim Ilua e merr me vete në Korçë. “E studiova mirë, shprehet ai, dhe pasi transkriptova 1000 vargje nga të 5000 fletët, që kanë mundur të shpëtojnë duke krahasuar me “Qerbelanë” e Naimit, vepra del pra quhet ‘Muhtarname” vepër shqip-bektashiane, shoqe e Handikasë që këndohet në teqe.” Z. Ilo thotë se Abdyli e ka ditur mirë turqishten ka qenë poliglot, i gjezdisur njeri që zotëronte shumë gjuhë të huaja.

Dorëshkrimi i publikuar
Dorëshkrimi përbëhet nga nga 230 fletë apo 460 faqe me 10,14,16 vargje tetërrokëshe ku secilës i mungojnë fletë.
Formati i dorëshkrimit është 17×10. Data e shkrimit është 1885. Fillon “Ego Avdul Saitis, kjia egrafon artaneon.” Në krye radhë dhe për fundi të kësaj flete quhen 4 myhur, vula turqisht. Abdyl Saidi e ka pasur të shkruar defterin sipas mënyrës arabe nga djathta mbi të mëngjër, shprehet z. Ilo.
Alfabeti shqip me germa elenisht i A. Sadidit i krahasuar me alfabetin similar të Kostë Beratit, Kavaliotit, Dh. Voskopojarit, Grigor Gjirokastritit e të tjera na del një alfabet variant i bukur e të 4 linguistëve shqiptarë të qindvjetëshit XVIII e fillesë XIX.
Nga shumë vargje të sjella në gazetën Drita 26 Mars 1939, faqe 4. Ja një strofë e tij:
E gjeç me Perëndinë,
sot për sot në këtë zaman
nuk ja gjen dot akranë
xhane vuxhut bëri kurban……
DORËSHKRIMI SHQIP
-I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë
-230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje)
-dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina i prozës politike që zbulua në Athinë

Kurse Gazeta “Drita” e 15 marsit te viti 1939 ka përcjellë një lajm që përmban interes për studiuesit e shqipes. Gazeta në kronikën e reporterit I. M. Qafëzezi shkruan se dorëshkrimi: I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë, 230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje) e dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina i prozës politike që zbulua në Athinë . Në kronikë përmendet edhe emri i një ndër krijuesit e shuar dhe fetarit bektashian Ali Tomorri, patrioti që shkoi deri në Egjipt për të siguruara libra për shkollat shqipe. Duke cituar këtë material mund të themi se lëvizja bektashiane ka qenë një faktor kryesor në Lidhjen e Prizrenit. Baba Alush Frashëri hapi teqenë malore në Frashër. Flitet se nga koha e Nasib babait një gen i shqiptarizmit, filloi të lëviz tek dervishët e teqesë. Ky gen sa erdhi, por u forcua duke u ruajtur i shenjtë tek dervishët pasardhës. Numërohen që këtij geni të shqiptarizmës i përkasin: Baba Alushi, Baba Abedini, Baba Mustafai, Baba Shemja. Njihet dhe një kryegjysh botëror që i përket derës së teqesë së Frashërit. Baba Abazi, që u martirizua në dyert e shenjta të kryegjyshatës botërore. Baba Alush Frashëri, ishte një patriot, që ushqeu, shqiptarizmin gjatë gjithë kohës së ndritshme të përndritjes tonë kombëtare. Baba Alush Frashëri është organizatori i disa mbledhjeve të rëndësishme, për fatin dhe çështjen shqiptare, që u mblodhën në drejtimin e tij dhe të Abdyl bej Frashërit në teqenë malore të Frashërit. Baba Alush Frashëri, ka vendosur në dispozicion të Lidhjes së Prizrenit një shumë të hollash, nga të ardhurat e teqesë për t’i përdorur për realizmin e qëllimeve të Lidhjes. Baba Alush Frashëri dërgoi në këtë qytet dervishin e tij, Adem Vehxhinë duke e graduar baba. Dërgimi në Prizren, aty nga viti 1877, një vit përpara aktit final të Lidhjes është fakt i pakundërshtueshëm, që tregon se baba Alushi e kishte paracaktuar vendin, pra qytetin dhe kohën kur do të mbahej Kuvendi i Lidhjes Shqiptare. Adem Vehxhi, ndoqi të gjitha udhëzimet e Baba Alushit, kur u realizua Lidhja në Prizren, nga shqiptarët e mirë.
Pjesë nga kronika
Dorëshkrimi shqip –bektashian i Abdyl Saidit. Kjo pasuri që drithëron shqiptarët sipas medies në fjalë nuk po ekspozohej dot tek libraria “Argua” e kryeqytetit sikundër u paralajmërua tek “Drita” e së dielës për arsyen që pason. Meqenëse dorëshkrimi në fjalë, shprehet korrespodenca e gazetës, do të bëhet pronë e Ministrisë së Arsimit, ka qenë në pjesën më të madhe tepër i shkatërruar dhe tani rregulluar prej të nënshkruarit: I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë ka nevojë të ruhet me shumë kujdes sikurse çdo dorëshkrim tjetër i vjetër. Disa miq të mëdhenj të këtyre arkivave dhe, veçanërisht, “Drejtoria e ‘Dritës” e panë mynasyp të mos e ekspozojnë dhe në vend të kësaj të bëjnë një gjë tjetër më të mirë dhe të marrë anë bota shqiptare në të shijuar të dorëshkrimit e sidomos në të shfaqur mendimin ata që u mundet , për sa i përket Baba Ali Tomorit. Gazeta në fjalë me korrespondencën e I. Qafëzezit shkruan se në të ekspozuar nuk do të ish e mundur të paraqiteshin veç 7 fletë të të shtatë pjesëve të dorëshkrimit që përmban 230 fletë e që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje).

Drejtoria e “Dritës” mori përsipër në klishe disa nga këto fletë së bashku me një artikull 4-5 shtyllash të së dielave të ardhshme,me anë të së cilit do të kërkojmë për të mirë për gjuhën dhe historinë, të bisedohet dhe të vendoset. Ai është një dhe vetë një person Abdyl Saidi i dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina i prozës politike që zbuluam në Athinë, siç u njoftua tek “Drita: e 12 Marsit .I.M.Qafëzezi .
ILO MITKË QAFËZEZI DHE ZBULIMI I DORËSHKRIMEVE
Ilo Mitkë Qafëzezi është kthyer në Korçë nga Athina ku kishte bërë një sërë zbulimesh në dorëshkrime shqip e në bibliotekat e Kamura të kryeqendrës greke. Sentenca e këtij shqiptari të mirë ka qenë shprehja e tij, thënë gazetës në fjalë:

”Njeriu sa ka shpirt ndër dhëmbë duhet dhe diç të punojë”.
Sipas Z. Ilo, bibliotekat e Athinës duhen shënuar si çerdhet më të begata për kërkime studime shqiptare, historike, letrare. Flitet për nj zbulim që ai ka bërë për:
1- Një dorëshkrim prej 12 fletësh, bërsi anonim, rrënjë origjinar nga fshatrat e Pogonit.
2- Një varg fjalësh shqipe në një dorëshkrim autograf të Dhaskal Thanas Paskalidhës i akademisë Mauricion të ditëve të Ali Tepelenës në Janinë. Ky dorëshkrim titullohet: “I Arheoloja ton Alvaniton” me 37 fletë i mbetur pa iu dhënë fund.
3- Në Ethniki Vivliothiki prej koleksionit të pasur të revistës: “Nea Ellas” të Zavirës, shënohet me siguri ndodhja e një dorëshkrimi shqip në manastirin e Shën Gjergjit të Limbozit me datë 1750, domethënë dorëshkrim, që thyen rekordin në vjetërsi shkrimi të toskërishtes si i shkruar 18 vjet përpara dorëshkrimit të Kostë Beratit dhe 20 vjet përpara Protopirisë së Kavaliotit. Ky dorëshkrim, sipas kësaj gazetë, gjendet tek Manastiri në fjalë dhe jo në Athinë.
DOKUMENTE QË ILO MITKË QAFËZEZI ZBULOI
Ilo Mitkë Qafëzezi ky korçar i shquar në këtë periudhë ka punuar intensivisht duke transkriptuar, duke zbuluar dorëshkrime, të cilat janë dorëshkrime shqipe të shkuara në gjuhë të ndryshme, por që për fatin tonë gjendeshin nëpër biblioteka të huaja. Ndër këto kontribute të Ilo Mitkë Qafëzezit janë dorëshkrimet e mëposhtme që i ka gjetur në shtetin helen .

-“Alipashamadha” -10.000 vargje 16 rrokësh shkruar nga Haxhi Shehret Delvina.

Në vetvete siç kërkon të shprehi rrodhana e gazetës është autobiografi e Ali Pashë Tepelenës, një vepër e diktuar prej Ali Pashë Tepelenës, i cili rrëfen atje gjithë historinë të mirat dhe të këqijat.

-Dorëshkrimi 132 faqe i Gjergj Ikonom Beratit, sekretar i Ismail Pasho Beut, një burrë më dituri të mira sipas kohës.

-Dorëshkrimi 5000 vargje i Abdyl Saidit .
– Broshura: “Shqiptarët dhe e pastajmja e tyre” botuar në Athinë në 1878. Duhet të jetë broshurë politike, citon gazeta, e shkruar në bashkëpunim me një profesor Thoma Pasko.

-Trimëritë e Kapedan Mërkur Bua, origjinali ndodhet në muzeun e Torinos pranë shpatës së perandorit bizantin. Janë 4500 vargje, 16 rrokësh ku një arbëresh i Elladhës himnizon kapedanin Mërkur Bua ‘stradiot – kordhëtar i shquar.

Duke e vendosur në krye të rrodhanës gazeta jep një lajm të mirë, ngase nga Bukureshti i vijnë dy copë: “Protopiri”, të Kavalliotit.


Sigal