Iliriana Koleka: Bishtat e Ramizit sot, bëjnë sikur s’kuptojnë ç’të keqe ka kapitalizmi

609
Sigal

Sot një Keti …në një gazetë … na shtron pyetjen: pse njerëzit
kanë nostalgji për Enverin?Dhe vu, citohet Kundera e ndonjë ithtar tjetër i
lirisë kapitaliste, e vu, citohen tollonat dhe tre familje në një apartament.

Si
gjithmonë harrohet që në 40 vjet, Enveri gjeni mundi të trefishoi
popullsinë, e me dy qofte të mbante shtëpinë (të vjedhur nga
Zogu, grekët, serbët, anglezët, turqit, italianët, gjermanët
 dhe gjithë pushtuesit pushta që e
kishin bërë fërtele Shqipërinë).

Harrohen
vuajtjet e Enverit, Spiros e shokëve të tjerë për të ndërtuar mbi hiçin kënetor
të Zogut- korb, një industri të fuqishme. Harrohen të tëra për hir të lirisë.
Po pse Shqipëria mos të ketë lirinë e përdorimit të kuadrove që mezi i farkëtoi
Enveri, për interesin e kombit? Ndaj unë e shtroj pyetjen e Ketit në një mënyrë
tjetër:

Pse mos
ketë Shqipëria të drejtën për të mbrojtur interesat e saj kombëtare me anën e
njerëzve atdhetarë, të kulluar, si Enver Hoxha me shokë?

Pse duhet
të shkojmë pas tarallakëve, tradhtarë të interesave kombëtare e bishtrave të
tyre?

Pse duhet
të vdesim e të na treten kockat në vend të huaj, duke i dhënë një tjetër vendi
e jo Shqipërisë tërë aftësinë tonë krijuese?