Ilir Vata/ “Nishanet” e pastërtisë nuk mund t’i japë Presidenca

672
Presidenti Nishani ditë më parë priti në zyrë Sekretarin e Rinisë në kohë të diktaturës dhe ish- spiunin e Sigurimit të Shteti që mjerisht përfaqëson një shoqatë të pa regjistruar ende në gjykatë me një listë emrash antarësie false ashtu siç edhe ka falsifikuar përndjekjen ku nga përndjekës i shqiptarëve u bë i përndjekur. Presidenti Nishani, një ish- familje komuniste e lidhur me diktaturën, madje dhe me trashëgiminë e presidencës në kohë të komunizmit, flet në emër të të përndjekurve kur ende nuk ka bërë pastërtinë e tij të figurës me diktaturën. Ndonëse ligji nuk ia ka dhënë këtë mundësi, morali ka qenë i mundur, por në vend se këtë moral të mirë ta kthejë nga vetja në respekt të të gjithë atyre që vuajtën nga diktatura, duke deglaruar pastërtinë e tij, bën moral me emrin e të përndjekurve politikë. Letra e Presidentit Nishani, dërguar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, bërë publike nga mediat për bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme është një lloj provokimi jo vetëm për të përndjekurit realë që vuajtën në diktaturë, por dhe për shqiptarët sepse Presidenti më herët ka neveritur kërkesën e të përndjekurve për hapjen e dosjeve dhe heqjen e titullit “Hero kombëtar” që mban diktatori, Enver Hoxha. Bunkeri në hyrje të tunelit që përdorte O.N. është një simbolikë e diktaturës dhe një mënyrë shprehje e atij regjimi mizor e kriminal dhe jo një provokim, por Presidenti ka zgjedhur t’i bashkohet një mundësie proteste false për t’i ardhur në ndihmë si llojit të tij të diktaturës dhe amanetit të vjetër që ia kanë lënë amanet baballarët e tij, misionit të konfliktualitetit. Nuk ka moral Presidenti Nishani të bëj moral me të përndjekurit, sepse më herët të përndjekurit kanë patur kërkesa dhe ai ka zgjedhur heshtjen!? Kishte ku fliste Presidenti për integrimin e të përndjekurve, muzeun kombëtar të tyre, gjetjen e varreve të humbura, qendrat pos-tram, statusin e të përndjekurve, pensionet për vitet e punës në minierë, por jo të udhëhiqet nga cinizmi i rëndomtë i një njeriu që më shumë ngjan me të shkuarën sesa me misionin e tij, si President i Republikës. Partia e të Drejtave të Mohuara i kërkon Presidentit Nishani të kërkojë publikisht nga institucionet shtetërore për pastërtinë e figurës së tij dhe që të vërtetojë publikisht nëse ai vetë apo pjestarët e të familjes janë të lidhur me Sigurimin e Shtetit apo me krimet e tij. Në këtë mënyrë shqiptarët do të besonin se çdo fjalë e tij për ata që kanë vuajtur në regjimin diktatorial, janë në të vërtetë fjalë dhimbje apo provokime të stilit të vjetër nihilist që kërkon konfuzion dhe diversitet fals. Të përndjekurit nuk janë dy persona që kanë abuzuar në emër të të përndjekurve e që i ndërsen partia e dytë e Nishanit, por janë mijëra dhe nuk i përfaqësojnë aspak ata që kanë shënuar krime në diktaturë apo në forma të ndryeshme janë bërë palë me persekutorët. Përfaqësuesit në emër të të burgosurve që priti Nishani janë dy falsifikatorët e statusit të të përndjekurve politikë, dy abuzuesit më të mëdhej, përfituesit e shtëpive, bodrumeve dhe lokaleve të të përndjekurve, shitësit e statusve të të përndjekuve dhe falsifikimit të përndjekjes që kanë patur dhe kanë precedentë penalë. Mbarsja e Presidentit të Republikës me ngarkesa të tilla provokative të njëanshme dhe me nocion politik na bën ne të përndjekurve të ndihemi më keq dhe më të provokuar, sa sa na lehtëson. Veprimi i Presidentit me letrën drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës është nxitje zjarri apo një shkëndijë më shumë për konflikt për “Mustaqet e Çelos!
Kryetari i Partisë së të Drejtave të Mohuara
Sigal