Ilir Kulla: Sulmi në Kumanovë hakmarrje për UÇK-n e dikurshme

500
Përfshirja e vendit fqinj në krizë politike dhe etnike ku ndodhet situata aktuale në Maqedoni është tema e emisionit të “5 Pyetjet nga Babaramo”.
I ftuari i mbrëmjes së sotme është analisti Ilir Kulla, njohës i mirë çështjeve Ballkanike. Gjatë emisionit Kulla u shpreh se sulmi brutal i ushtrisë maqedonase ndaj grupit të shqiptarëve ishte me urdhër të Gruevskit dhe Jankullovkës të cilët shpresonin se do t’u çonin një mesazh të fortë shqiptarëve. Por sipas Kullës, planet nuk u kanë shkuar siç duhet pasi nga një sulm i menduar që do përfundite në pak çaste, zgjatja e luftimeve tregoi që kreu vetëm një masakër. 
Po sipas Ilir Kullës, nuk bëhej fjalë për ndonjë tentativë terroriste, ashtu siç u cilësua, por reagimi i autoriteteve maqedonase sipas tij ka qenë një formë hakmarrje kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që ka vepruar dikur.
“Sulmi në Kumanovë, hakmarrje për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare që ka vepruar dikur. Nuk ka pasur asnjë tentativë terrorizmi. Ka pasur një moment për destabilizim. Nuk kemi të bëjmë me personazhe të fshehur, Xhafer Zyberi ka qenë kandidat për deputet në Kosovë. Shërbimi maqedonas ka pasur njerëzit e saj dhe informatorët në lagjen e shqiptarëve. Krizës në Maqedoni i dha zë vetëm ‘zëri’ i Kallashnikovit. Unë mendoj se ajo çfarë ka dashur të bëjë Gruevski ishte t’i vrisnin në Gjumë. Në ato 30 ore luftë bënë një masakër. Kundër protestat janë parë për herë të fundit në kohën e Milosheviçit. Ndikimi i madh rus në Serbi ekonomik.”-tha Ilir Kulla. 
Maqedonia ditët e fundit është përfshirë në krizë politike pas publikimit të disa përgjimeve nga ana e opozitës. Por përveç krizës politike, këto përgjime kanë shtuar edhe tensionet mes etnive shqiptare dhe maqedonase.
Rritja e tensioneve mes etnive nuk është shkaktuar vetëm nga përgjimet, por edhe nga sulmi i policisë maqedonase në një lagje shqiptarësh në Kumanovë. Ku u mbetën të vrarë 22 persona, 8 policë, dhe 14 nga grupi që mendohet se ishin të armatosur.
Marrëveshja e Ohrit sipas Ilir Kullës jo vetëm që nuk është zbatuar por ajo është shkelur haptazi. Kjo ka ndodhur në disa pika të saj. Kjop sipas kullës është treguar qartë edhe në ngjarjet e fundit që prekën Kumanovën.
Sipas Ilir Kullës edhe dorëheqjet e dy ministrave maqedonas nuk kanë qenë pa një shkak pasi e gjitha kjo ka qenë e publikuar.
Sigal