Ilir Kadia: Agron Tufa lë Shqipërinë! Çdo ditë më e vogël po më bëhet Tirana nga ikjet…

1344
Sigal

Agron Tufa lë Shqipërinë!
Vajta me ëndërr në shtëpinë e dajës tim të madh në Vishocicë. Derën e madhe ma hapi një zonjë trupmadhe.M’u pa e njohur.U kujtova që ishte punonjëse e ambasadës Zvicerane. Në oborrin me pemë pashë befas Agron Tufën me gruan dhe pesë fëmijët e tij. Ç’ne?! Por para se të flija kisha mësuar lajmin se ish larguar për në Zvicër dhe ish në një kamp azilantësh politik. Bëra lidhjen.
Atje tek oborri i shtëpisë së dajës tim të madh në Devoll që Perëndia nuk i dha fëmijë tërë jetën por që vdiste për të patur makar një, kish ndalur e çlodhej para se ikte. Unë vajta e nxora nga valixhja ime tre këmishë të bardha me jakë të kaltër dhe ja dhashë.Derisa të sistemohesh, i thashë.
Pastaj?! Pastaj më doli gjumi dhe mendova Tiranën pa mikun tim Agron Tufa dhe harenë e pesë fëmijve të tij! Dhe m’u duk më e vogël akoma! Çdo ditë më e vogël po më bëhet Tirana nga ikjet e të njohurve dhe shtimi i të panjohurve me fytyra që s’ më pëlqejnë.