ILDKPKI gjoba 6 ish-zyrtarëve Mes tyre edhe Shtjefën Lleshi

445
Sigal

TIRANË – Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave vijon punën për rakordimin e dorëzimit në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private” me qëllim ndërgjegjësimin dhe penalizimin e subjektëve deklarues të cilët nuk përmbushin afatet ligjore.

Gjatë këtyre ditëve ky institucion ka konstatuar 6 zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët janë në shkelje të afateve të dorëzimit të deklaratës së interesave private pas largimit nga detyra që kryenin.
 
– Shtjefën Lleshi, ish – Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
 
– Gëzim Ukperaj, ish – Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Kukës, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
 
– Bernard Capa, ish – Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Dibër, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
 
– Grespin Lilaj, ish – Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
 
– Albano Çepele, ish – Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
 
– Taulant Kurti, ish – Inspektor Hetimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
 
Sipas ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, ish-zyrtarët e mësipërm dënohen me gjobë nga 50.000 Lekë deri në 100.000 Lekë”.
 
Inspektori i Përgjithshëm, përmes Vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private.
 
Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj secilit subjekt, ILDKPKI bën me dije se ka njoftuar zyrtarin, subjekt deklarimi, si dhe institucionin epror.
 
ILDKPKI u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit sërish të dorëzimit të deklaratës së interesave private, do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.