ILDKP: Nuk deklaruan pasurinë, kallëzohen penalisht 21 zyrtarë

535
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe i ka paraqitur prokurorisë kallëzim për ndjekje penale ndaj 21 zyrtarëve dhe gjyqtarëve. Sipas burimeve zyrtare të ILKDPKI-së, 16 zyrtarët dhe 5 gjykatësit nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre brenda afateve ligjore. 
Lista e plotë e zyrtarëve të kallëzuar nga Inspektorati i Pasurive: 
– Ilir Kurti, drejtor në Ministrinë e Brendshme; 
– Anila Andoni Çili, drejtore në Ministrinë e Financave; 
– Admirim Spahiu, inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;
– Adelina Zarka, gjyqtare në Fier; 
– Petraq Çuri, gjyqtar në Durrës; 
– Andri Çota, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Librazhd; 
– Astrit Marku, përgjegjës sektori te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; 

– Aleksandër Paja, inspektor te Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier; 
– Armand Fida, doganier në Rinas; 
– Ferdinant Kosti, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Korçë; 
– Erion Daçi, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Mat; 
– Artan Vokshi, doganier, Dega e Doganës Tiranë; 
– Luan Harusha, kryetar i Komunës Rrethinat, Shkodër; 
– Seit Hyseni, specialist te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; 
– Flamur Sala, kryetar i Komunës Drenovë, Korçë; 
– Aleksandër Myrtaj, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Fier; 
– Oresti Vuçaj, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shkodër; 
Ndërsa një ditë më parë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, kallëzoi penalisht 3 gjyqtarë të tjerë: Petrit Aliaj, gjyqtar i Apelit në Vlorë; Rasim Doda, gjyqtar në Sarandë; Enkeleda Doda (Kashuri), – bashkëshortja e Rasim, Dodës – gjyqtare po në Sarandë, si dhe Elsa Gjini, ish-kryetare e Degës Doganore në Sarandë. “Në përfundim të kontrollit të plotë të deklaratave të interesave private, ILKDPKI konstatoi fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentesh, transferta të dyshimta dhe pa burime të ligjshme financiare jashtë vendit”, bëri të ditur Inspektoriati i Pasurive
Sigal