ILDKP nis hetimin për pasurinë e kryeprokurorit Llalla

527
Është urdhëruar nga kryeinspektori i përgjithshëm i ILDKPKI-së të nisë hetimi pasuror për prokruorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, drejtoreshën e marrëdhënieve me jashtë në këtë institucion, prokruoren Rovena Gashi, drejtuesin e prokurorisë për krime të rënda Besim Hajdarmata dhe shefin e akuzës së kryeqytetit Petrit Fusha. Të katër këta zyrtarë të prokurorisë, do t’i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm të pasurisë”. Verifikimit pasuror do t’i nënshtrohet edhe drejtuesi i prokurorisë së Durrësit Agron Gjana, për të cilin zyrtarë të ambasadës amerikane thanë se i është refuzuar viza për në SHBA, edhe pse ishte pjesë e delegacionit me kryeprokurorin Llalla.
Sigal