ILDKP, “koburja me selinicator” që po përdoret për presione politike e klienteliste

932
Janë disa institucione, që për shkak të ekzistencës së titullarëve të tyre në kolltukët e dhuruar, kanë nisur të përdoren jo si institucione kushtetuese në zbatim të detyrimeve kushtetuese, por si “kobure” për të përmbushur “misionet” private, që u ngarkohen, madje duke përfshirë edhe preferencat e veta klienteliste hakmarrëse ndaj subjekteve dhe individëve, mbi të cilët kanë fuqinë zyrtare të kontrollojnë, të mbajnë qëndrime e të marrin vendime… private në emër të shtetit! Një nga këto institucione që po vepron “kaçakçe” me presione ndaj një liste drejtuesish të shtetit, politikës, qeverisë, drejtësisë, pushtetit qendror e lokal është Inspektorati i Lartë i Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Drejtuesi i këtij institucioni Shkëlqim Ganaj, një “profesor’ drejtësie dhe zbatues ligji në 9 poste të larta në drejtësi dhe prej 15 muajsh në krye të ILDKPKI, ka hequr dorë nga zbatimi kushtetues i detyrës për të cilën është mandatuar e paguhet me rrogë kryeministri nga taksat e shqiptarëve dhe e ka kthyer ILDKPK në “qendër zjarri”, nga “frëngjia” e të cilës, pas 13 muajsh “gjumë”, në 2 muajt e fundit përpara zgjedhjeve lokale, ka nisur të “hap zjarr” me denoncime në prokurori për deklarata pasurie shtetarësh e zyrtarësh lokalë e qendrorë. Në gazetën “Telegraf” kanë ardhur 16 denoncime, kundër denoncimeve që ka bërë kreu i ILDKPKI Shkëlqim Ganaj, duke e akuzuar atë si “kobure me seliniciator” që po përdoret nga duart e disa klaneve politike e shtetërore, të cilët në këtë prag zgjedhjesh lokale, kërkojnë të bëjnë eliminime kandidatësh e mbështetësish potencial, të përfshirë në garën për drejtues bashkie. Mjafton të lexosh listat me emrat që janë futur në rreth e janë publikuar prej shefit të ILDKPK Ganaj, të çuar me “urgjencë” në prokurori për ndjekje penale me akuzën “për fshehje pasurie e konflikt interesi në biznese” dhe bindesh, që nuk kemi ILDKPK kushtetuese por çetë “kaçakësh”, që bëjnë presion për llogari të atyre që i “ndërsejnë”, por edhe për llogari të tyre që të mbajnë kolltukun e pse jo edhe të “ngjyejnë gishtin”. Gazeta “Telegraf”, mes 16 denoncimeve të veprimtarisë abuzive e antikushtetuese me akuza false të pa përligjura administrativisht e juridikisht, veçoi një reagim të kreut të bashkisë Poliçan. zotit Adriatik Zotkaj, njëherazi edhe kandidat i PS për këtë bashki në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, të cilin “krye-kaçaku” politik e klientelist i ILDKPKI Shkëlqim Ganaj, ka marrë detyrë ta “kryqëzoj” me akuza që nuk qëndrojnë, madje edhe qesharake, duke e akuzuar mes të tjerash edhe për ‘konflikt interesi”, për shkak të postit të tij, për një biznes që nuk është me aktivitet në territorin e bashkisë që drejton zoti Zotkaj! Nuk është fjala vetëm për kryebashkiakun e Poliçanit Zotkaj, por edhe për figura të tjera publike me funksione në administratën e lartë shtetërore e politike, mes tyre edhe dy ish ministrat Bode e Tafaj, të cilët çuditërisht tani janë futur në “listën e zezë” të çuar në prokurori! Dje, kryeinspektori Ganaj ka nisur në prokurori listën e radhës me personat e piketuar “për goditje”, me emra drejtuesish vetëm në tatime, dogana, gjykata. 
Çudia/ Prej 11 vitesh drejtues dhe shef në ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj “nuk i ka rënë anjëherë shorti”, për deklarimin dhe verifikimin e pasurisë së tij!
1. Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan në vitin 1992
2. Prokuror në Elbasan, prej 10-vjetësh. 
3. Prokuror në Tiranë deri në vitin 2003.
4. Në vitin 2004 e deri në shkurt 2014, Inspektor i Lartë në ILDKPKI 
5. Në shkurt 2014, e deri sot kryeinspektor në ILDKPKI 
6. Përfaqësues i ILDKPKI në Njësitë e Përbashkëta Hetimore për Krimin Ekonomik, Anti-Korrupsionin dhe Pastrimin e Parave, që në vitin 2009
7. Përfaqësues i ILDKPKI në Programin e Ndihmës dhe Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë (OPDAT.
8. Anëtar i grupit të punës, i amendimeve dhe përmirësimeve ligjore për legjislacionin e ILDKPKI.
9. Pedagog i Jashtëm në lëndën e të Drejtës Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. 
——————————–
Po këta të ILDKPKI, a i deklarojnë dhe verifikojnë pasuritë e tyre?! 
Këta të ILDKPKI, prej 11 vitesh kërkojnë deklarimin e pasurive të të tjerëve dhe bëjnë verifikimin e tyre, por nuk ka asnjë dokument zyrtar, që të tregoj se ata deklarojnë dhe verfikojnë pasuritë tyre. Që prej vitit 2004 kur është krijuar ky institucion, nuk ka asnjë emër të ish-drejtuesve, ish-inspektorëve të lartë e të ulët, të drejtuesve e inspetorëve aktualë të ILDKPKI, që të kenë deklaruar, ose verifikuar pasuritë tyre. Çudi është afkti, që asnjërit prej drejtuesve dhe zyrtarëvetë këtij institucioni nuk i ka rënë shorti për të verifikuar pasuritë! 
—————————-
Ja zyrtarët e denoncuar nga ILDKPKI
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a/2 dhe neni 287 i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm:
– Aleks Neçaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Tomorr Kullolli, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
– Lina Vaso, për funksionin Kryetare, Dega Doganore Sarandë;
– Alma Starova, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Halit Xhafa, për funksionin Anëtar i Këshillit Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë;
– Albert Mihaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë;
– Haxhi Ismaili, për funksionin Përmbarues, Zyra Përmbarimore, Tiranë;
– Afrim Çupi, për funksionin Specialist, Drejtoria Rajonale Tatimore, Dibër;
– Admir Behari, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier;
– Alfred Tusha, për funksionin Përgjegjës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Dritan Manaj, për funksionin Drejtor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;
– Afrim Bakaj, për funksionin Drejtor i Përgjithshëm, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;
– Kanan Shakaj, për funksionin Kryetar, Komuna Novoselë, Vlorë;
– Besnik Qira, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;
Sarandë/Deklaratë publike e Lina Vasos pas denoncimit nga ILDKP

Ndjej të nevojshme komunikimin me ju nëpërmjet kësaj deklarate publike, pasi në rrjetet sociale dhe mediat vizive, është publikuar emri im nga ILDKPI-ja për mosdeklarim të pasurisë në vlerën e 1.5 milionë USD. Dua të bëj me dije se nuk ka asgjë të vërtetë dhe është farsa e radhës së këtij institucioni të përdorur si kobure politike kundër opozitës. Jam thirrur dy herë pranë këtij institucioni dhe specialisteve të tij, u kam vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin që posedoj ndaj pasurisë sime dhe kohën kur ajo është krijuar, duke theksuar se gjithçka e kam me mundin dhe djersën time dhe të familjes sime. Gjatë periudhës së demokracisë kam qenë vetëm dy vjet funksionare si drejtuese e zyrës arsimore të Sarandës dhe drejtoreshë e pikës doganore të Qafë-Botës gjatë qeverisjes së PD-së. Mund të them se në vitin 1991 kam emigruar në Greqi me familjen dhe në 1993 jemi kthyer dhe po këtë vit kemi ndërtuar biznesin tonë privat, një pikë karburanti në Qafën e Gjashtës, pika e parë private e shitjes së karburanteve në Shqipëri, pikë e cila u shit në vitin 2013 në vlerën e 608 milionë lekëve, para se unë të emërohesha si drejtoreshë e pikës doganore të Qafë-Botës, emrin që i përket periudhës 20 Mars – 9 Tetor 2013. Dokumentacioni i është deklaruar dhe vënë në dispozicion ILDKPI-së me kërkesën e tyre. Por pas kësaj, presionet nuk ndalen këtu nga ky institucion. I kam vënë në dispozicion, gjithashtu gjithë vlerën hipotekore të vlerës së atëhershme të parashitjes që arrin në shifrën e 1 milion eurove. Pra pika e karburantit e ndërtuar në 1993 është e deklaruar edhe në vlerën e një miliard lekëve, por më thonë se në vitin 1993 nuk ka qenë kjo vlerë tregu dhe më kërkohet burimi i të ardhurave të tjera. Por po e përsëris, se pas largimit tim nga puna si drejtoresh dogane, pika është shitur dhe ka pasur këtë vlerë tregu, pra 1 milionë euro. Pas kësaj ky institucion më kërkon se nuk është deklaruar banesa. Por edhe këtu janë përballë fakteve se në hipotekë banesa jonë tre katëshe me truallin e saj është dhënë në sipërmarrje të një firme ndërtimi në vitin 2004. Por nuk ndalen këtu. Më kërkojnë se pse nuk kam deklaruar shtëpinë e vjehrrit që kam 22 vjet që kam ikur dhe jetoj në banesën time. Ajo nuk është shtëpia ime. Pra gjatë drejtimit tim dy vjeçar si përgjegjëse e zyrës arsimore dhe drejtoreshë e doganës së Qafë-Botës, deklaroj nën përgjegjësinë time se nuk kam vënë asnjë pasuri.
Sigal