Ilaçe “bombë” që po vdesin shqiptarët

836
Sigal

Kompania legale turke ka hapur gjyqin: Kush dërgon ilaçet “bombë” në Shqipëri!? Hesht ministri Beqja

Barna të kompanive fantazmë, përkatësisht në Turqi dhe Moldavi, po vdesin shqiptarët. Ka kohë që në tregun tonë farmaceutik po qarkullojnë barnat e falsifikuara APPRANAX PLUS dhe CODEIN me autorizim importi nga ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqja. Këtë skandal e ka denoncuar një kompani farmaceutike e rëndësishme në Turqi, e licencuar për prodhimin e këtyre barnave, e cila kërkon nga drejtësia turke të zbulojë “se kush i lejon këto preparate të tregtohen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe gjetkë”. Ndërsa bëhet e ditur se është pikërisht “COMPANY ABDI IBRAHIM”, që i tregton në mënyrë të paligjshme këto barna, kompani e cila nuk ka leje të prodhimit të këtij medikamenti me përbërje CIDEIN. Vetë kompania turke që ka denoncuar këtë skandal ka shpjeguar se APPRANAX PLUS, i cili tregtohet në farmacitë shqiptare, është thjesht një morfinë helmuese për shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Problemi i qarkullimit të barnave të falsifikuara apo jo cilësore në tregun farmaceutik shqiptar ka qenë objekt i debateve të forta nga ana e grosistëve farmaceutikë të cilët kanë denoncuar skandalet e njëpasnjëshme të ministrit Beqja në drejtim të barnave dhe tenderimit të tyre. Ndërkohë pasojat e mafies së barnave i vuajnë qytetarët shqiptarë me shëndetin dhe jetën e tyre

 * * *

 “Çfarë sjell minuta, nuk sjell muaji”, thotë një fjalë e urtë popullore. Papritur, na vjen një informacion i rëndësishëm nga Turqia. Një miku im, që ka xhaxhanë e tij përgjegjës të një kompanie FARMACEUTIKE të rëndësishme në Turqi, kërkon informacion për dy preparate, dy barna të rëndësishme që tregtohen në farmacitë tona në Shqipëri.

Bëhet fjalë për APPRANAX PLUS dhe CODEIN!

Ne u interesuam në farmacitë e Shqipërisë në disa vende, e qytete si në Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Elbasan, Gjirokastër dhe mësuam se këto dy preparate farmaceutike qarkullojnë lirshëm në farmacitë dhe spitalet e Shqipërisë, të cilat importohen nga Ministria e Shëndetësisë nga dy vende prodhuese, kryesisht Moldavia dhe Turqia.

Por, a e di populli, të sëmurët se çfarë përdorin?

A e di Ministria e Shëndetësisë se cilat janë firmat prodhuese dhe a kanë të drejtën e tregtimit të këtij preparati?

Kjo pikëpyetje del rastësisht nga miku im në Turqi, i cili, mbasi mori edhe etiketën prodhuese, na tregon se në Turqi nuk ka kompani të licencuar të prodhimit të këtyre dy preparateve! Dhe për këtë gjë, ai, si përgjegjës direkt i prodhimit të barnave, ka hedhur në gjyq dhe kërkon shpjegime nga drejtësia turke, se kush i lejon këto preparate të tregtohen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe gjetkë?

Ai shpjegon më tej se APPRANAX PLUS, i cili tregtohet në farmacitë shqiptare është thjesht një morfinë helmuese për shëndetin e qytetarëve shqiptarë! Ndërsa bëhet me dije se bëhet fjalë pikërisht për kompaninë farmaceutike “COMPANY ABDI IBRAHIM” e cila nuk duhet të ketë leje të prodhimit të këtij medikamenti me përbërje CIDEIN.

Është në nderin e Drejtësisë Shqiptare që të hetojë më tej këtë mënyrë të helmimit të popullit dhe të pasurimit të dikujt tjetër me gjakun e popullit të pafajshëm!

Për këtë problem nuk mjaftojnë kaq rreshta, por mbasi ky problem të marrë drejtimin e zgjidhjes ligjore, atëherë do të ketë edhe përgjegjësi individuale dhe shpresoj këto të dalin shumë shpejt dhe të shpëtojë populli nga këta lloj “shushunja” që, realisht, u ka ikur koha.

Sot jetojmë në një realitet të botës së shpejtë të INTERNETIT dhe çdo mashtrim merret vesh shumë shpejt, prandaj i bëj thirrje edhe një herë Drejtësisë Shqiptare të mbajë qëndrimin e duhur. Unë besoj se qeveria e sotme do të reflektojë.

Danel Cana