“Iku vapa me gushtin”, në Shqipëri rikthehen reshjet

783
Sigal

Nga dita e hënë pritet që mbi territorin e Shqipërisë të rikthehen reshje shiu në zonat zonat Qendrore- Juglindore.

Meteolab bën me dije se moti për sot mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të cilat sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit (zona me të kuqe në hartën e mëposhtme).

Edhe e hëna mbetet në kushte të ngjashme atmosferike por me shira më të pakët dhe të lokalizuar në zonat Qendrore – Juglindore.

Temperaturat e mëngjesit kanë pësuar një rënie graduale gjatë ditëve të fundit ndërsa vlerat maksimale sot janë ulur ndjeshëm duke shënuar deri 27°C në zonat malore; deri 32°C maksimumi në Ultësirën Perëndimore; rënia vijon e lehtë edhe të hënën.