Sigal

Kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes se Territorit, Dallëndyshe Bici, ka vendosur sot shkarkimin nga detyra për inspektorët e degës IKMT Vlorë: Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani dhe Vilson Lalaj.

Vendimi i kryeinspektores Bici ka ardhur pas shfaqjes në media të një rregjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë.

“Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit”, ka thënë Bici.

Gjithashtu ajo ka falenderuar mediat duke shprehur vendosmërinë se cilido që tejkalon kompetencat e tij dhe shkel ligjet, do të përballet me drejtësinë.