IKMT shemb me shpërthim të kontrolluar ndërtesën 5 katëshe

506
Sigal

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka prishur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh (pallat) në qytetin e Çorovodës.

Për këtë operacion, IKMT përdori 30 kg lëndë eksplozive të vendosur në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Operacioni përfundoi me sukses sipas parashikimeve të specialistëve, ndërkohë që ka nisur pastrimi i ambientit.

Objekti për shkak të amortizimit, paraqiste rrezikshmëri për qytetarët.