IKMT nis shembjen, përleshje mes policisë dhe 9 familjeve rome te Pallati me Shigjeta

623
IKMT ka nisur punën për prishjen e ndërtimeve të cilat preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Aksioni është përqëndruar pranë pallatit me shigjeta.
Nga ky aksion janë prekur edhe 9 familje rome të cilat janë përplasur me policinë, pasi kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.
Banorët pretentojnë se nuk janë lajmëruar më parë për shembjen e banesave. Ata kanë bërë rezistencë përballë forcave të policisë dhe atyre të IKMT-së.
Projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe i përket rreth dy viteve më parë.
Sigal