IKMT nis aksionin për prishjen e 50 ndërtimeve pa leje në qendër të Fierit

478
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur paraditen e sotme një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në qendër të qytetit të Fierit. Janë mbi 50 objekte pa leje të identifikuara në këtë zonë të qytetit, kryesisht biznese të cilat janë parashikuar që të shemben nga IKMT. Sipas këtij institucioni, aksioni i hap rrugë ndërtimit të një parku prej 2.6 ha. Në mbështetje të aksionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje është edhe policia e rendit.
Sigal