IKMT në Belsh, tritol godinës 4-katëshe. Dëmtohen banesat afër ndërtesës

574
Sigal

Një godinë katërkatëshe në qendër të Belshit është shembur sot, për t’i hapur rrugë rikualifikimit urban të qendrës së qytetit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) shkatërroi me atë që duhet të ishte një shpërthim i kontrolluar objektin 4-katësh që ndodhej në breg të liqenit. 

Por, siç duket sasia e eksplozivit prej 12 kg i ka tejlakuar pritshmëritë, pasi nga shpërthimi janë dëmtuar edhe xhamat e ndërtesave rrotull. 

Banorët thonë se ishin lajmëruar për shpërthimin, megjithatë nuk kishin dijeni që ai mund të dëmtonte edhe ndërtesat përreth.

Objekti i shembur kishte një sipërfaqe prej rreth 1500 metra katrorë.
 
Projekti për rikualifikimin urban përfshin të gjithë qendrën e qytetit të Belshit ku  është parashikuar që buzë liqenit të ndërtohet shëtitore dhe një hapësirë publike e cila pritet të ndryshojë tërrësisht pajmet e këtij qytetit.